PD përgatitet për tryezën e radhës
për reformën administrative

PD përgatitet për tryezën e radhës<br />për reformën administrative
TIRANE - Pas vendimit të shumicës parlamentare për të miratuar një hartë të re administrative me 61 njësi të qeverisjes vendore, Partia Demokratike do të organizojë një tryezë të dytë për ndarjen e re administrative.

Ndonëse nuk është konfirmuar edhe zyrtarisht, burime nga selia blu bënë me dije se po punohet për të organizuar një tryezë tjetër nga opozita për ndarjen e re territoriale. Ashtu si dy konventat e mëparshme të PD-së, edhe kjo pritet që të organizohet nga shoqëria civile, ku në panel do të jenë edhe përfaqësuesit demokratë.

Sipas të gjitha gjasave, PD-ja do të dalë me një qëndrim të saj përsa i përket reformës administrative në mënyrë që tonet ndërmjet palëve të ulen disi pas ngërçit të krijuar. Kësisoj demokratët pritet që të shkojnë në fotofinish së bashku me mazhorancën për të miratuar ndarjen e re administrative ku gjasat për një bashkëpunim të mundshëm ekzistojnë. Sipas burimeve bëhet me dije se tratativat ndërmjet palëve kanë vijuar, por në nivel ekspertësh partiak dhe jo në nivelet politike.

Vetë kryetari i Komisionit për Reformës Territoriale ka deklaruar në mbledhjen e fundit se mazhoranca është e hapur për një bashkëpunim me opozitën deri në ditën e fundit përpara se sa ta kalojë për miratim këtë draft. Gjithsesi pritet që qëndrimet zyrtare ndërmjet palëve të dalin në fillimin e javës që vjen për ndarjen administrative pak ditë përpara se qeveria të jap mendimin e saj të fundit për propozimin e dhënë nga komisioni për hartën e re të njësive vendore.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Korrik 2014

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'