Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e presidentit amerikan Barak Obama për ndërhyrjen ushtarake në Irak kundër ekstremistëve Islamik të cilët kanë ndërmarrë një fushatë shfarosëse kundër minoriteteve të tjera duke përbërë një kërcënim serioz për Irakun, rajonin dhe më gjerë.
Përmes një deklarate për media, Partia Demokratike thotë se qëndron në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë, në mbrojtje të parimeve themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Shqiptarët solidarizohen plotësisht me dhimbjen e komuniteteve fetare dhe etnike që janë nën shënjestrën gjenocidiale të ISIS, si një komb që e ka ndjerë në lëkurë gjenocidin mbi baza etnike në Kosovë, ashtu si kurse ka njohur mbështetjen e drejtë dhe bujare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë Europiane dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin për media të PD-së.
Selia blu i bën thirre edhe qeverisë, që të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe kontributin e saj në mbështetje dhe përkrahje të partnerit strategjik të Shqipërisë në ndërhyrjen e drejtë ushtarake për qëllime humanitare në Irak.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com