'PD pa të ardhmen'/ Rudina Hajdari thyen bojkotin dhe flet në seancë: Kapini ata pedagogë nëse doni ndryshime në vend (VIDEO)

Pas kritikave në adresë të PD dhe paralajmërimit për lënien e mandatit (Lexo këtu), Rudina Hajdari ka thyer sot bojkotin, duke marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Ajo ka mbërritur në seancë pasi ishin larguar 9 deputetët e tjerë të PD dhe LSI të cilët gjithashtu thyen bojkotin, por dolën nga seanca në shenjë proteste për rrëzimin e amendamenteve për arsimin e lartë (Lexo këtu). Rudina Hajdari mori edhe fjalën në seancë duke komentuar protestën e studentëve jashtë Kuvendit. Sipas saj, nëse vërtetë politika do ndryshim në këtë vend, atëherë duhet ta nisë nga kapja e atyre pedagogëve që akuzohen nga studentët si të korruptuar. 

Sot kam ardhur vetëm për një arsye të vetme. Nuk kam ardhur për të marrë një llokmë të studenteve, jam për t’i mbështetur. Këtu kushdo që foli më parë ju them se jeni kryehajdutë që nuk e doni këtë vend dhe nuk e keni dashur ndonjëherë. Ju që bëni sikur ju intereson ky vend, por rrini vetëm nëpër kafe. Sillni listat e hapura. Nëse e doni këtë vend sillni Kodin Zgjedhor. Nëse doni ndryshime në këtë vend, sillni këtu kodin zgjedhor, mos mbani listat e mbyllura. Silleni këtu ta votojmë dhe atëherë do të pastrojmë këtë parlament, do të pastrojmë këtë kastë politike dhe do ta ndryshojmë këtë vend.

Doni ndryshim për studentët, ndryshoni auditoret, kapni ato pedagogët aty. Nëse e doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni shoë politik se jemi të ngopur. Ky vend është ngopur. Studentët nuk dalin aty thjesht se duan ndryshime, ata janë të ngopur. Atëherë kemi për ta ndryshuar këtë parlament dhe këtë kastë politike. Ky pra është ndryshimi. Nëse e doni këtë vend mendoni për këtë vend dhe mos na bëni show politik. Ky vend është i ngopur me ju. Studentët janë të lodhur nga të gjithë politikanët dhe kanë humbur besimin te ju.

Rudina Hajdari, deputete e PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 13/12/2018 17:42

    Nga tja fillojm mpj kanakare. Nga Azemi trafikant armesh kontrabamdist mafte e cigaresh. Aüo nga keüucare mami e korruptuar nga koka te breket me miliarda pasuri qe u qifte zoti faren

    Përgjigju
  • Rexhepi: 13/12/2018 14:07

    Pom doket kjo qika e ka marr vesh edhe pse ju dashte ni kohe e gjat se kush ja ka vra baben. Qka mi ba kur te jesh debile duhet ni kohe e gjat per mi kuptu senet. Po pse more Salih nuk ja jepe edhe ksaj qike ni ndretes te lagja studenti edhe do toke te astiri me siguri kish marre pjes ne protesta

    Përgjigju
  • Tirona: 13/12/2018 13:06

    Retotiken e ben shum bukur .Do ishte mir dhe e drejt ta filloje nga Mami qe esht e perfolur shum e di vet ti.Urime se shpetove mandatin sjemi budallenj.Kerko dhe hapjen e dosjes se Babit po pate gjak.Trego qe sje vegel e Lulit dhe Sales qe vendosin lule te Babi lexo te pakten ca thuhet kush ta vrau dhe pse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë