Rudina Hajdari i është bashkuar virtualisht protestës në Tiranë kundër investimit në Zvërnec. Ajo ka ndarë një video të filmuar në ditën e 15-të të protestës, ku shihet e përlotur ndërsa flet për emocionet që i janë ngjallur.
“Këtë video e kam bërë në ditën e 15-të të protestës me idenë se nuk do ta shihte ndonjëherë dritën. Por jemi në ditën 21 dhe protesta po bëhet akoma më e bukur. Diaspora po na bashkohet, edhe unë bashkë me ta. Më në funpod po na mbushen sytë me lot nga lumturia dhe krenaria për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan ajo krah videos.
Ndërsa në një moment ajo kujton trashëgiminë që i ka lënë pas babai i ndjerë për dashurinë e pakushtëzuar për atdheun.
“Unë jam një nga ato njerëz, bija e dikujt që gjithmonë e ka dashur atë vend dhe do ta dojë deri në frymën e saj të fundit. Sot po na bën të gjithëve krenarë dhe më shumë sesa kurrë, po e ndiejmë që duhet të jemi afër njëri-tjetrit dhe të mbledhim forcat, të jemi të fortë dhe të bëjmë ç’është e mundur për të qëndruar së bashku në këtë betejë të madhe”, thotë Hajdari.
Një fjalë e ka edhe për opozitën duke e bërë fajtore për largimin e shpresës.
“Nuk është faji vetëm i atyre që janë në pushtet, por faji i atyre që na lanë pa shpresë. Faji i atyre që opozita kishte shumë e shumë gjëra në dorë e për të bërë e frymëzuar, por nuk e bëri. Ja ku jemi. Unë ndihem e mërzitur për faktin që nuk jam aty, por do të jem shumë shpejt dhe me besim në Zot, derisa të vij javës tjetër, sheshi të jetë plot”, përfundon Hajdari.
Komente












I pari pa shprese i la shqiptaret babai juaj qe erdhi e thonte populit qe pritini digjini te gjithe pemtarine e ngritur me mundin e djersen e popullit se ishte bere nga puna e komunistave ,se ne shqiperi nuk do te ishin prish fabrika uzina e nderrmarrjet bujqesore,por vetem te kishin sjedhe makineri te avancuara sot rinia shqiptare do ishte duke punu ne shqiperi dhe jo ne vendet e botes
PërgjigjuBo,edhe kjo ne proteste?Varja.
Përgjigju