PD, padi në Kushtetuese
aktit normativ të Ramës

PD, padi në Kushtetuese<br />aktit normativ të Ramës
TIRANE- Demokratët kanë vendosur të materializojnë kundërshtinë e tyre për ndryshimet e bëra nga ana e qeverisë së kryesuar nga Edi Rama që përmes një akti normativ kërkon shtyrjen e efekteve të ligjit të administratës publike për gjashtë muaj të tjera. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Partia Demokratike e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ për ligjin mbi ‘Nëpunësin Civil”.

Ka qënë ish-ministri i Drejtësisë, njëherësh deputet, Eduard Halimi ai i cili e ka çuar dje paradite draftin për depozitim në Gjykatën Kushtetuese. Pas realizimit të këtij akti padie ndaj mazhorancës aktuale, deputeti demokrat ka komunikuar me mediat duke sulmuar ashpër qeverinë e majtë. “Depozituam sot(dje) në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj opozitarë, Partisë Republikane, Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi e Unitet dhe Integrim, aktin normativ të Kryeministrit që miratoi qeveria, e cila bëri zero një ligj të miratuar më shumicë të cilësuar të votuar me vota unanime të Parlamentit”, deklaroi para mediave deputeti Halimi.

Njëherësh ai tha se është kërkuar nga kjo gjykatë jo vetëm shfuqizimi i këtij akti normativ, por dhe cilësimi i tij kundër Kushtetutës dhe pezullimin e gjithë efekteve, menjëherë. “Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të këtij akti të kryer në mënyrë flagrante në kundërshtim me Kushtetutën dhe pezullimin e efekteve të tij në mënyrë të menjëhershme, pasi Kushtetuta dhe ligji, janë dy elemente që përbëjnë shtetin e së drejtës.

Kushtetuta është shtylla kryesore mbi të cilat bazohet çdo shtet demokratik. Kushtetuta duhet të respektohet nga cilido, parlamenti duhet të respektohet, ndryshe ç‘kuptim ka nëse Parlamenti merr vendime dhe miraton ligje dhe ato zhbëhen për pak minuta nga kryeministri i vendit. Kjo është çështja kryesore, kushtetuta është shtylla kryesore”, u shpreh Halimi për mediat në dalje të Gjykatës Kushtetuese. Duke dhënë sinjale të qarta për një kundështim të fortë të këtij amendimi të ligjit për statusin e nëpunësit civil, veprim i cili është mbështetur dhe nga KE dhe ndërkombëtarët.

Disa ditë më parë, qeveria ‘Rama” vendosi të shtyjë me 6 muaj zbatimin e ligjit për ‘Nëpunësin Civil’ me argumentimin se ka ende hapësira për përmirësim mbi disa akte nënligjore të këtij ligji. Por menjëherë ka qënë kreu i PD-së Lulzim Basha e cilësoi pabesi burracakësh, vendimin e qeverisë për ta shtyrë me 6 muaj zbatimin e ligjit për statusin e nënpunësit civil. Ai theksoi se është koha që tani të flitet me qytetarët me fakte për mashtrimet elektorale dhe bëmat e qeverisë aktuale. Në të njejtën linjë ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha.

Kushtetuesja,
ja 9 anëtarët

 
Bashkim Dedja, Kryetar
Vladimir Kristo, anëtar
Vitore Tusha, anëtare
Sokol Berberi, anëtar
Altina Xhoxhaj, anëtare
Fatmir Hoxha, anëtar
Gani Dizdari, Anëtar
Besnik Imeraj, Anëtar
Fatos Lulo, Anëtar

Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese