PD padit në SPAK Erion Veliajn për inceneratorët, Tabaku: Sot dorëzojmë fakte të reja, në ditët në vijim do të padisim zyrtarë të tjerë

Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK padi për kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me fakte që sipas saj ka zbuluar komisioni hetimor për abuzimet që Veliaj ka bërë me inceneratorët. Jorida Tabaku tha se Erion Veliaj u kap m dëshmi të rreme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ndërsa mori përsipër angazhimin financiar të bashkive të qarkut Tiranë për t’ia paguar koncesionarit pa e kaluar në Këshillin Bashkiak.

"Sot menjëherë pas kësaj konference PD do çojë fakte shtesë në SPAK për Erion Veliajn. Ai ishte personi që dëshmisë së tij u kap në dëshmi të rreme. Veliaj merr përsipër një angazhim financiar të bashkive të qarkut Tiranë për t’ia paguar koncesionarit. Veliaj zotohet se në rast se bashkitë e tjera dështojnë, merr përsipër të paguajë detyrimet edhe të bashkive të tjera të qarkut Tiranë. Kjo është një shkelje e dyfishtë pasi ka marrë jo vetëm angazhimin për Tiranën pa thirrur këshillin bashkiak por edhe për bashkitë e tjera. Bëhet fjalë edhe për një fond tjetër shtesë.  Cilat janë faktet e reja?!Z.Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në p[përgjigje të kërkesës së kompanisë që fiton koncesionin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të inceneratorit të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj, z. Taulant Tusha dhe z.Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshilit Bashkiak Tranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak", tha Tabaku.

Tabaku tha se Veliaj ka bërë një shkelej të dyfishtë, pasi përveçse zotohet që do të paguajë 91.8 mln euro pa pyetur Këshillin Bashkiak por ka marrë përsipër të paguaj edhe për bashkitë e tjera te qarkut Tiranë në rast se ata dështojnë.

"Problemi në lidhje me dëmin financiar që paguajnë sot qytetarët shqiptarë është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse qytetari Erion Veliaj ne vetëdije te plote, ne kundërshtim me ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” merr përsipër nje angazhim financiar, merr përsipër detyrime financiare te Qarkut Tirane per t’ia paguar koncensionarit. Veliaj zotohet qe do te paguaje jo vetëm pjesën e bashkisë Tirane, 91.8 mln euro pa pyetur Keshillin Bashkiak. Por njëkohësisht ne rast se bashkitë e tjera dështojnë per te zbatuar detyrimet e tyre, Erion VELIAJ sipas Nenit 9, pikës 4 e kësaj kontrate koncensionare qe unë e kam këtu, merr përsipër te paguaje detyrimet edhe te bashkive te tjera te qarkut Tirane, pa e pasur autoritetin, përgjegjësinë por edhe njëkohësisht pa pasur funksionet e kryetarit te qarkut. Kjo është nje shkelje e dyfishte pasi jo vetëm qe ka marre angazhimin për bashkinë Tirane pa thërritur Këshillin Bashkiak, por njëkohësisht eshët angazhuar edhe për bashkitë e tjera te qarkut Tirane", tha Tabaku.

Gjatë dëshmisë së tij në komisioni, Erion Veliaj deklaroi se ai është shprehur vetëm në parim për procedurën dhe më pas ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin.  Sipas tij  sot Tirana është më e pastër dhe 30 % më lirë.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja