PD,Paloka: Edi Ramën e rrëzoi
policia për hashashin në Dibë

PD,Paloka: Edi Ramën e rrëzoi<br />policia për hashashin në Dibë
Deputeti demokrat Edi Paloka i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama atë që tha në parlament se nuk ka drogë në Dibër.
 
Statusi i Plotë

 
Unë e sfidova dje publikisht, i thashë hajde të tregoj arat me drogë në gjithë fshatrat e Dibrës? Rama sërish e mohoi, dhe nuk iu përgjigj sfidës.

Por sot policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjesuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër.
Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës.

Sigurisht, këto janë ndërhyrje estetike sa për shoë, pasi arat e parcelat me drogë të shefit të komisariatit Robert Aga nuk i prek njeri. Ca bimë të shkulura nuk janë asgjë në krahasim me miliona rrënjë që kanë mbuluar Dibrën, e gjithe vendin. Drogë masive që rritet nën kujdesin e qeverisë, paratë e të cilës u përdoren për të blerë edhe votën me 11 shtator.

Çfarë do të thotë tani Edi Rama që u krekos dje në parlament, e tha se ska drogë në Dibër? Çfarë do thotë Rama kur zbulohet pistë avionësh për transport nga ajri të drogës, një kilometër e gjysëm e gjatë? Kush gënjen këtu? Cdo shqiptar e di se kanabisi ka pushtuar vendin.

Çdo shqiptar e di se kanabisi është alternativa e vetme e Edi Ramës, është biznesi i tij kriminal që prodhon para të pisëta që përdoren për të blerë votat. Çdo shqipar e di se droga nuk është e ardhmja e vendit, e ardhmja e fëmijëve tanë. Ndaj ky rrënim duhet ndalur sa më shpejt.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron