PD- Paloka thirrje përfaqësive diplomatike për monitorimin e incidenteve gjatë fushatës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, nëpërmjet një deklarate për shtyp i bëri thirrje sot misionit të OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër incidentet e fushates elektorale.
Duke iu referuar incidentit të ditës së djeshme në bashkinë e Vaut të Dejes, ai tha se "inspektori i policisë, Gjergj Dodani, ka qëlluar me armë në drejtim të stetasit Alfred Hilës duke u kërcënuar".
Sakaq, për Palokën, pas ngjarjes dhe denoncimit të PD-së, Ministria e Brendshme nuk ka marë asnjë mase për autorin deri më tani.
Nga ana tjetër, Paloka i bëri thirrje misionit të OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër raste të tilla. /atsh/
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!