TIRANE- Partia Demokratike organizoi me rastin e 8 Marsit një protestë përpara kryeministrisë për shkarkimet që i janë bërë femrave nga administrata publike. Nëpërmjet Lidhjes Demokratike të Gruas, disa deputete të Partisë Demokratike u bënë pjesë e këtij tubimi duke u bashkuar së bashku me gratë e tjera që kishin dalë në protestë. Konkretisht, pjesë e këtij tubimi ishin deputetet Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Majlinda Bregu, Liljana Elmazi dhe Albina Deda. Në fjalën e saj, deputetja Alban Vokshi theksoi se ky 8 Mars i ka gjetur gratë shqiptare në një situatë më të keqe dhe theksoi se dita e djeshme shënon edhe fillimin e protestave për të drejtat e njeriut në Shqipëri.
“8 Marsi i sotëm, do të shënohet si një histori e trishtë për të drejtat e grave në Shqipëri. I siguroj kryeministrit se ne, gratë dhe vajzat e Shqipërisë do të jemi çdo ditë në këmbë për të mbrojtur vlerat e vërteta të jetës. Ne, gratë shqiptare, do të refuzojmë të bëhemi fasadë koloresh, në ndërtesën gri të stisur nepotike. Kjo ditë e shënuar, për gratë dhe vajzat shqiptare do të shënojë fillimin e pranverës së protestave për të drejtat e njeriut, për sigurinë e jetës, pronës dhe për të drejtën për të punuar me dinjitet”, tha Vokshi. Në këtë tubim ishte një numër i konsiderueshëm grash të cilat me pankarta në duar, akuzonin qeverinë për shkarkimet e bëra në vendet e punës.
Basha
Krahas deputetes së Partisë Demokratike, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “facebook”, theksoi se ky 8 Mars i ka gjetur gratë shqiptare në një situatë më të vështirë sesa një vit më parë duke ia hedhur fajin direkt qeverisë. Sipas tij, kjo ditë feste i nxorri gratë shqiptare në protestë për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Kreu i PD-së pohoi gjithashtu se janë me mijëra persona që janë hequr në mënyrë të padrejtë nga puna.
“8 Marsi i gjen gratë dhe vajzat, nënat, motrat dhe bashkëshortet e shqiptarëve me shumë arsye për të ngritur zërin në protestë për të drejtat e tyre të nëpërkëmbura. Me mijëra janë hequr paligjshmërisht nga puna, mijëra të tjera janë nën presionin e përditshëm të qeverisë. Gjendja ekonomike e rënduar dhe mungesa e prespektivës nuk godet askënd më fort e më dhimbshëm se grate dhe vajzat shqiptare. Jo festë për një ditë, por solidarizim çdo ditë për gratë dhe vajzat e Shqipërisë!”-ka shkruajtur Basha. Er.Ko
Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com