TIRANE - Analiza e punës së Ministrisë së Financave në 300 ditë të qeverisë së majtë, është vlerësuar nga demokratët si një sukses imagjinar në fushën e financave publike. Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima në një deklaratë nga selia e PD pas prezantimit të arritjeve nga ministri i Financave Shkëlqim Cani, ngriti një sërë pyetjesh, të cilat sipas tij, tregojnë se sukseset e këtyre 300 ditëve janë thjesht imagjinare…dhe shqiptarët sipas tij, duhet ta mësojnë këtë fakt!
10 Pyetjet e ngritura nga PDNdonëse norma e tatim fitimit u rrit me 50%, përse të hyrat nga tatim-fitimi janë 20% me të ulëta sesa pritshmëria e qeverisë për 6-mujorin e parë të vitit korrent?
Ndonëse u rritën akcizat për mallra të ndryshëm të luksit, përse gjatë 6-mujorit të parë janë arkëtuar 16% më pak sesa plani dhe asnjë qindarkë më shumë sesa viti i kaluar?
Përse qeveria vazhdon të rimbursojë TVSH-në ndaj bizneseve më pak se gjysma e nivelit të rimbursimeve që kryheshin vitin e kaluar, ku rimbursohej mesatarishit mbi 800 milionë lekë në muaj? Vetëm në muajin qershor është rimbursuar 4 herë më pak sesa mesatarja mujore e qeverisjes se demokratëve.
Ndërkohë që qeveria trumbeton rritje të punësimit, përse vazhdojnë të bien të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale?
Përse qeveria po arkëton gjithmonë e më pak taksa për biznesin e vogël, duke dëmtuar kështu buxhetet e çdo Bashkie dhe Komune? Vetëm në 6-muajt e parë të 2014-ës, qeveria ka arkëtuar 37% më pak të ardhura nga ky zë.
Përse qeveria ka paguar 19 herë më pak dëmshpërblim për të përndjekurit politikë? Janë paguar vetëm 1.3 milionë dollarë, ndërkohë që vitin e kaluar janë paguar 25 milionë dollarë.
Përse qeveria nuk ka paguar asnjë qindarkë nga fondi prej 11 milionë dollarë për kompensimin e shtresave në nevojë?
Përse qeveria ka paguar 230 milionë dollarë më pak fatura të projekteve të investimeve publike?
Përse qeveria ka zhdoganuar 1.169 tonë cigare më pak? Përse qeveria ka zhdoganuar 370 tonë kafe më pak? Përse qeveria ka zhdoganuar 1.100 ton birrë më pak?
Përse kryellogaritari i vendit nuk tha asnjë fjalë për krimin e vjedhjes së të dhënave tatimore dhe përse qeveria e tij refuzon të bëjë transparencën përpara shqiptarëve?
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29