PD paralajmëron bojkotin e Kuvendit:
Me Ramën, zgjedhjet e 2017 në rrezik

PD paralajmëron bojkotin e Kuvendit:<br />Me Ramën, zgjedhjet e 2017 në rrezik
Partia Demokratike paralajmëron radikalizim të qëndrimit të saj në raport me marrëdhëniet me Parlamentin. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në një prononcim për disa media shprehet se reforma zgjedhore që siguron votën e lirë, është kusht kryesor që konfirmon demokracinë në vend.

Sipas tij, Kryeministri nuk ka vullnet për ta kryer këtë reformë pasi dy pretendimet kryesore të opozitës, votimi elektronik dhe financimin i partive 100 përqind nga buxhetit i shteti nuk janë pranuar nga shefi i qeverisë. Për Palokën edhe qëndrimi i opozitës në sallën e Kuvendit në këto kushte është i pakuptimtë.
 
Fakti që ata hedhin poshtë edhe dy kërkesat më të fundit të PD, do të thotë se Rama deklaron publikisht që nuk do zgjedhje. As nuk ka ndërmend qa as të luajë rolin dhe të bëjë sikur do të zhvillojë zgjedhje. Nuk ka asnjë kuptim që ne të flasim për reformë zgjedhore, për mua do ta shkoja edhe më tej që të qëndrojmë të rrimë në atë parlament. Për mua nuk ka kuptim që të vazhdojmë të bëjmë sikur jemi pjesë e këtij vendi derisa nuk kemi zgjidhur çështjen e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira në këtë vend’ tha ai.

Beteja për zgjedhje të lira duhet të jetë në ballë të qeverisë thotë palooka dhe zgjedhjet e ardhshme siaps tij janë të lira vetëm pa Ramën Kryeministër.

Për ne zgjedhje të lira me Edi Ramën kryeministër nuk ka” shtoi ai.

Duke folur për strukturat e Partisë Demokratike dhe takimet e kryetarit Basha me bazën, Paloka thotë se opozita ka një platformë të qartë kundër qeverisë së kriminalizuar.

Sipas tij, PD ka kërkuar ndjesë për çdo gabim që bëri në qeveisjen e para 2013 ndërsa tashmë me platformën kundër krimit dhe rimbëkëmbjen ekonomike të vendit po bashkohen asaj vlerat për të cilat ka nevojë vendi. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave