TIRANE - Kryeministri Berisha ka këmbëngulur në propozimin e tij të fundit, për t’i dhënë të drejtën e votës edhe 16-vjeçarëve, duke dashur kështu të ndryshojë limitin e moshës së votimit e cila me Kushtetutë është 18.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, përmes një deklarate për shtyp gjatë ditë së sotme, tha se kundërshtitë që ka hasur ky propozim nga opozita, por edhe ndërkombëtarët si dhe shoqëria civile, është i pajustifikueshëm, pasi sipas saj vetëm brenda një ore mund të mundësohet përfshirja e tyre në listat zgjedhore. Kjo sipas saj arrihet përmes sistemit dixhital të sofistikuar.
Vorpsi ka filluar duke hedhur poshtë argumentet kundërshtuese të paraqitura nga opozita. Sa i përket vështirësive kushtetuese ajo tha se “ky do të ishte ndryshimi kushtetues më i thjeshti për tu realizuar”.
Duke cituar fjalën e Kryeministrit Berisha, Vorpsi tha: “Frika nga rinia është më e pashpresa për ta. Duke i privuar nga zgjedhjet 100 mijë votues, dëshmoni frikën nga vota e shqiptarëve”.
Në përfundim të deklaratës për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi iu drejtua 16-vjeçarëve duke i thënë që “të mos dëshpërohen nga ata që për motive politike kanë frikë nga vota e bukur, e juaja”, ndërsa siguroi se “beteja jonë për votën e 16-vjeçarëve është e drejtë dhe do ta vazhdojmë deri në realizmin e saj”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com