TIRANE - Partia Demokratike konsideron se buxheti i qeverisë për vitin 2017 tregon mosmbajtjen e asnjë premtimi, gjatë 3 viteve të qeverisjes.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike analizoi sot buxhetin për vitin e ardhshëm, duke dalë në konkluzionin se në buxhet është parashikuar një ulje në sektorët e rëndësishëm, si arsimi apo ndihma ekonomike.
Burime nga grupi i PD-së bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se demokratët konsiderojnë se në 3 vite, Rama u ka vënë shqiptarëve 1.5 miliardë euro taksa me shumë.
Sipas PD-së, "ka shtim të buxhetit, atje ku bëhen pagesat për klientët, si koncesionet për shembull, dhe ulje buxheti në sektorët e rëndësishëm si arsimi, apo ndihma sociale".
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com