TIRANE- Partia Demokratike është e vendosur për të mos u ndalur në betejën ligjore ndaj çdo vendimarrje dhe ligji të miratuar nga qeveria. Teksa mazhoranca duket se po zhbllokon vakancat në Autoritetin e Mediave Audiovizive, juristët në selinë blu janë duke përgatitur dosjet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e AMA-s. Deputetët e Komisionit të Medias janë duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme të gjithë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të ri të AMA-s nga mazhoranca dhe më pas do të bëjnë edhe depozitimin e kërkesës në Gjykatë Kushtetuese për rrëzimin e këtyre vendimeve.