Këshilltarët e Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës akuzuan sot kryebashkiakun Erion Veliaj për mungesë transparence lidhur me planin urbanistik të sheshit "Skënderbej".
 
Kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, u shpreh se projekti i prezantuar nga Veliaj është i urdhëruar nga Rama. PD i drejton edhe pesë pyetje kryebashkiakut Veliaj, lidhur me ndërtimet shumëkatëshe që planifikohen në planin e ri të sheshit "Skënderbej".
 
"Edhe pse ligjërisht nuk ka asnjë informim Këshilli Bashkiak për planin urbanistik, Veliaj vijon të promovojë projektin e urdhëruar nga Rama dhe pa asnjë alternativë.
 
Por, duke ndjekur pseudodëgjesat e tij natyrshëm vijnë 5 pyetje për Veliajn. A ka kullë ky projekt mbrapa Pallatit të Kulturës? A ka kulla tek hyrja e liqenit? A ka kulla tek Sheshi Skënderbej? Po te liqeni a ka beton? Apo janë vetëm ashkla ekologjike e dru sikundër u përbetua se do të kishte?!
 
A është Erioni sot shembulli më i keq i betonizimit dhe Mafias se lidhur me të? Pa diskutim po", u shpreh Olli. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com