TIRANË – Partia Demokratike ka denoncuar sot, keqpërdorimin e Policisë së Shtetit, sipas saj, nga Qeveria, duke i dhënë kompetenca që iu takojnë institucioneve të tjera.
 
Deputeti democrat Arben Ristani deklaroi sot në konferencë për shtyp se shembulli më tipik është evidentimi prej saj i ndërtimeve pa leje, ku efektivat e policisë detyrohen të dalin derë më derë duke marrë kompetencat e institucioneve të tjera, siç janë ato të Inspektoriatit të Ndërtimit.
 
Policia e Shtetit,”- tha ai, - “po detyrohet të regjistrojë në disa formulorë, shpikjet e “Rilindjes” dhe të raportojë ndërtimet e qytetarëve në mënyrë selektive.
 
Dj, PS-ja deklaroi se do legalizonte shtëpitë pa leje, por sot po bën të kundërtën, sepse policia kalon pranë këtyre pallateve, që po jua tregoj me foto dhe shumë të tjerëve që janë ndërtuar nga deputetë socialistë apo të afërmit e tyre dhe i mbyll sytë për të mos i parë.”
 
Në përfundim, Ristani theksoi: “Duke shprehur respektin për Policinë e Shtetit, PD-ja kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme,  të mos përdorë antiligjërisht, institucionet e shtetit. Para ligjit janë të gjithë njësoj: Edhe Saimiri, edhe Koçoja, edhe Sadriu.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)