Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Rama se ka dhunuar protestuesit në Fier kundër impinatit të mbetjeve.
 
PD ka publikuar edhe një video duke akuzuar policinë për dhunë ndaj protestuesve.

Enkelejd Alibeaj thotë se protestuesit janë shtypur me dhunë nga forca të shumta policore, por sipas tij populli mund të shtypet me polici dhe një shtet nuk mbahet me kriminel e trafikant.

Banorët edhe ditën e sotme kanë kërkuar që ky landfill mos të ndërtohet.
 
Shkak për daljen e banorëve në protestë është bërë një vendim i Këshillit Bashkiak për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të qytetit të Fierit.
 
Si pasojë e bllokimit të rrugës, ka pasur përplasje mes drejtuesve të automjeteve dhe protestuesve.