Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj protestës së banorëve në rrugën Jordan Misja, ku përmes një deklarate të shërndarë për mediat ka thënë se një i moshuar është tërhequr zvarrë nga policia dhe se kjo tregon situatën në të cilën ka rënë policia e shtetit.
Për këtë deklaratë, PD është bazuar në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, në të cilën shihet se i moshuari tërhiqet zvarrë nga policia.
Ja deklarata e plotë e policisë
Vetëm pak minuta pasi Edi Rama shpalli sa krenar ishte për policinë e tij, dhe foli për revolucionin e madh, një karvan i uniformave të tij jo vetëm eci përpara, por nxori me dhunë nga banesa e tërhoqi zvarrë një 70 vjeçar në mes të ditës në Tiranë.
70 vjeçari, në videon që po qarkullon në gjithë mediat, dëgjohet teksa thotë se është invalid. Ai u bën thirrje ta lëshojnë, dhe shpreh indinjatën për dhunën e 20 policëve ndaj një të moshuari.
Kjo video është dëshmia e policisë së Tahirit dhe Edi Ramës, që nën drejtimin e tyre dhunon një 70 vjeçar invalid, ndërkohë që lejon drogën të pushtojë vendin e u shërben bosëve të trafikut.
Kjo është policia e Tahirit që sulmon në mënyrë primitive qytetarët, e ndërkohë flak në rrugë 7 oficerë që prekin pa dashje kunatin e ministrit.
Krerët e policisë së Tahirit janë sekserët e kanabisit.
Krerët e policisë së Tahirit janë në shërbim të habilajve, të Balilit, të Shullazit, të bandave e trafikantëve.
Partia Demokratike vlerëson punën dhe përkushtimin e shumë burrave e grave në uniformë.
Koha po vjen që ata të drejtohen nga ligji e interesi publik e jo nga krimi e interesat e tij.
Partia Demokratike do të shtypë krimin e trafiqet, do të vendosë dinjitetin e policisë në vendin që meriton, dhe do të garantojë sigurinë e qytetarëve e paprekshmërinë e tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com