PD-PR bien dakord, Mediu: Duka
do fitonte, por mbështesim Dumën

PD-PR bien dakord, Mediu: Duka<br />do fitonte, por mbështesim Dumën
TIRANE - Ndonëse Partia Demokratike dhe Partia Republikane arritën një marrëveshje politike për  zgjedhjet e 21 qershorit për përfaqësimin e përbashkët në 61 bashkitë e vendit, kreu republikan në një bisedë telefonike për A1Report ndërsa konfirmon se PR do të mbështesë zonjën Duma për bashkinë  e Durrësit, tha se  Agron Duka  do të siguronte fitoren e së djathtës.
 
"Kemi disa ditë që jemi në diskutime intensive me PD, zotin Basha, PR dhe zotin Duka. Siç kemi deklaruar e rëndësishme është që e djathta të vë një figurë konkurruese. Kemi pasur bindjen që zoti Duka do të ishte fitues. Ne do të mbështesim që të fitohet bashkia e Durërsit. Kandidatura e zotit Duka ka qenë e propozuar nga vetë PD, është figurë absolute e së djathtës që do të fitonte bashkinë e Durrësit. Por interesi i PD dhe PR është që të fitohet bashkia e Durrësit. Kandidimi i zonjës Duma është me mirëkuptim si me zotin Duka dhe me struktura e PD, kemi një marrëveshje që e kemi konsideruar në parim për të mbështetur kandidatët”, tha Mediu për A1 Report.
 
Ky  fakt u pohua edhe  gjatë një prononcimi për mediat nga  ana e zotit Mediu i cili tha se  mbështetja për zonjën Duma  është dhënë edhe nga  kandidati i propozuar më herët nga republikanët, nga vetë Duka.
 
“Ne ramë dakord në parim për koalicion të përbashkët, arritëm marrëveshje dhe besoj që kandidatura e dumes do ketë mbështetjen e PR dhe të djathtë në Durrës për fitoren, edhe Duka do jetë në mbështetje të Dumës, të 61 kandidatët janë të përbashkët me PD”, tha Mediu.
 
Në bisedën telefonike për A1Report , lidhur me  kundërshtinë  e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili i ka kërkuar Bashës që të mos kandidojë në Durrës "klanin e Zemunit",  zoti Mediu  ka këtë përgjigje: “Ka ardhur koha ta lëmë banalitet”.

Ai shtoi se në kohën kur Agron Duka është kandiduar deputet  në Durrës dhe Sali Berisha ka qenë dakord. 
 
Pas disa ditësh negociata intensive dy partitë kryesore të së djathtë arritën marrëveshjen politike për zgjedhjet e 21 qershorit. Republikanët kishin paralajmëruar se do të dilni edhe të vetëm në zgjedhje në rast se nuk bien dakord për koalicionin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani