PD: Predikon drejtësi Kryeministri
që ktheu inkriminimin në standard
“Edi Rama po nis vitin e dytë të legjislaturës me një mazhorancë të inkriminuar.Teksa ka në krah deputetë të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, Rama po rrit ekspansionin në kapjen e institucioneve dhe të drejtësisë.” Ky ka qenë reagimi i Partisë Demokratike pas konferencës për mediat të Kryeministrit Rama
“Edi Rama po nis vitin e dytë të legjislaturës me një mazhorancë të inkriminuar.Teksa ka në krah deputetë të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, Rama po rrit ekspansionin në kapjen e institucioneve dhe të drejtësisë.” Ky ka qenë reagimi i Partisë Demokratike pas konferencës për mediat të Kryeministrit Rama
Përmes një deklarate për mediat, PD shprehet se ndërkohë që Rama e quan mazhorancën dinjitoze, të gjithë shqiptarët e kanë parë malin e provave dhe të dokumenteve zyrtare, që dëshmojnë të kundërtën.
“Flet për drejtësinë, një kryeministër që dëboi dy kandidate gra nga lista, për t’i hapur rrugë deputetit të dënuar me 7 vite burg nga drejtësia italiane për krime të rënda.”-thuhet në reagimin e PD.
Më tej shtohet se Partia Demokratike do të luftojë çdo ditë për të vërtetën, dhe do të bëjë transparencë për interesat e qytetarëve dhe të vendit mbi inkriminimin dhe kapjen e posteve kyçe në administratë nga personat me precedent penalë.
Deklaratë e plotë e Partisë Demokratike Edi Rama po nis vitin e dytë të legjislaturës me një mazhorancë të inkriminuar.
Teksa ka në krah deputetë të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, Rama po rrit ekspansionin në kapjen e institucioneve dhe të drejtësisë.
Ai e quan mazhorancën dinjitoze, por ndërkohë të gjithë shqiptarët e kanë parë malin e provave dhe të dokumentave zyrtare, që dëshmojnë të kundërtën.
Dosje tronditëse, për krime ngjethëse të kryera nga deputetë, që vetë Rama me firmën dhe vulën e vet i dha mandat e imunitet parlamentar.
Flet për drejtësinë, një kryeministër që dëboi dy kandidate gra nga lista, për ti hapur rrugë deputetit të dënuar me 7 vite burg nga drejtësia italiane për krime të rënda.
Flet për drejtësinë, një kryeministër që ka bërë drejtorë, shefa, kryetarë të këshillit të qarkut, persona me të shkuar kriminale, të njohur nga drejtësia, dhe të njohur mirë dhe nga qytetarët për bëmat e tyre.
Rama e ka kthyer inkriminimin në standard. Dhe është gjëja më e papranueshme se pikërisht ky Kryeministër që themeloi dhe ndau më pas pushtetin me aleancën e krimit, të flasë e të predikojë drejtësinë.
Partia Demokratike do të luftojë cdo ditë për të vërtetën, dhe do të bëjë transparencë për interesat e qytetarëve dhe të vendit mbi inkriminimin dhe kapjen e posteve kyçe në administratë nga personat me precedent penalë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
61.8%
-
Deri diku
6%
Vota total: 3728
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës në Dardhë, lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore
30 Nëntor, 22:09
-
Aksident nga moti i keq në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga! S'ka persona të plagosur
30 Nëntor, 21:55
-
Berisha: Kam dokumente të lidhjes së bandave me politikën e drejtësinë! Sulmon Dumanin: Kreu i SPAK fle mbi dosjet e krimit
30 Nëntor, 21:46
-
Shqipëria 'lahet në ar', Ernest Merdanaj dhe Ibrahim Hidri fitojnë në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë në Rumani
30 Nëntor, 21:46
-
Nis dhe në qytet, pamje spektakolare nga flokët e dëborës në Korçë
30 Nëntor, 21:35
-
Jakin Marena: Pakti ‘toksik’ Kurti-Vuçiç që prodhon kriza, vota e pushtet
30 Nëntor, 21:33
-
Siri/ Presidenti Assad: Do t'i mposhtim terroristët
30 Nëntor, 21:27
-
Ylli Pata: Impakti politik i zbritjes së Berishës nga kati i tetë
30 Nëntor, 21:15
-
VIDEO/ Arsenali futet në histori, mposht 2-5 West Hamin dhe merr vendin e dytë! Shtatë golat në pjesën e parë
30 Nëntor, 21:03
-
'Burgu' i të miturve, drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
30 Nëntor, 21:02
-
Shpërthimi në Zubin Patok, Shqiperia i jep Kosovës energji elektrike
30 Nëntor, 20:54
-
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, MSH: Uji që kalon në të nuk është i pijshëm
30 Nëntor, 20:49