PD: Prej një viti, qeveria neglizhon
punimet e aksit Kamëz-Fushë Krujë

PD: Prej një viti, qeveria neglizhon<br />punimet e aksit Kamëz-Fushë Krujë
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se sipas saj nuk po kryen asnjë punim prej një viti në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë.

Koordinatori i Partisë Demokratike për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet, Ervin Salianji ishte sot në këtë pjesë të rrugës, bisedoi me qytetarët dhe banorët e zonës, dhe dënoi vonesat e qeverisë që sipas tij kanë në sfond edhe diskrimimin politik.

Sipas tij mungesa e punimeve në këtë aks ka bërë që banorët dhe qytetarët e kësaj zone si dhe më gjërë në të gjithë veriub të kenë vështirësi të përditshme.

“Ky është një tjetër projekt i kontraktuar dhe i lënë gati, por projekti nuk po avancon,  pavarësisht se Kryeministri thotë se problemet e financimit janë të zgjidhura. Për shkak të paaftësisë, për shkak të diskriminimit politik apo për shkak të neglizhencës deri në papërgjegjshmëri, në këtë rrugë nuk po punohet, dhe është kthyer në një burim aksidentesh. Është kthyer në një shqetësim për banorët dhe qytetarët e Kamzës por edhe për të gjithë qytetarët e veriut të Shqipërisë apo edhe të Kosovës të cilët kalojnë përmes kësaj rruge për të ardhur në Tiranë. Vlerësimi i punës së qeverisë nuk matet nga cilësia e fotove në konferencat propagandistike të sukseseve imagjinare, por vlerësimi i punës së qeverisë, matet nga rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe nga përmirësimi i cilësisë së jetës të tyre”, tha Salianji.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'