Partia Demokratike do të presë ditën e fundit të afatit të ankimimeve, për të dërguar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ankimimin për procesin zgjedhor në 9 qarqe të vendit.
Burime nga selia blu thotë se PD do t'i drejtohet të dielën KAS për të kërkuar shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, ndërsa mësohet se demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Shkodrën, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste.
Demokratët kanë grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në një dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët.
E para që iu drejtuar KAS për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull për Qarkun e Gjirokastrës ishte LSI, e cila shprehet se vendimi për 'karantinim të detyrueshëm', për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër për kandidatin e saj. Ky orientim u pa qartë sipas LSI, me anulimin me datë 3 muaj 2021 të këtij urdhri, pak ditë pas mbarimit të zgjedhjeve.
Lajmi kryesor:
'Padia' e parë në KQZ për 25 prillin, LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull, ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës: Na penalizoi karantina për emigrantët
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Gjirokastër, rritet numri i grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës! Mjekët sugjerojnë kontrolle dhe Pap-Test
27 Janar, 16:31
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide sot në SPAK, së shpejti dosja në GJKKO
27 Janar, 10:07
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04