'Padia' e parë në KQZ për 25 prillin, LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull, ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës: Na penalizoi karantina për emigrantët

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu ka argumentuar në ankimimin e parë për rezultatin e zgjedhjeve në KAS, për Qarkun e Gjirokastrës, Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë Dropull, gjë që ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve për Qarkun e Gjirokastrës.

Në ankimimin, LSI sqaron KAS se urdhëri për 'vetëkarantinimin e detyrueshëm', për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër. 

Pikërisht kjo masë, arsyeton LSI, e propozuar dhe e marrë 4 ditë përpara datës së zgjedhjeve, ishin akte të formësuar nga vullnet jo objektiv, por i orientuar politikisht e që solli si pasojë direkte negative pengimin e këtyre qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre. Ky orientim u pa qartë sipas LSI, me anulimin me datë 3 muaj 2021 të këtij urdhri, pak ditë pas mbarimit të zgjedhjeve.

Sipas ankimimit të bërë nga ky subjekt zgjedhor, në baze të votave të dala në zgjedhjet e 25 prillit, shifrat tregojnë se Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pasur si qëllim të godasë politiksht, drejtëpërdrejt Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas LSI ky fakt reflektohet se dhe në rezultatin zgjedhor.

Më tej theksohet në ankimimin e LSI se ky fakt reflektohet se dhe në rezultatin zgjedhor. Sipas LSI nëse shtetasit shqiptar që jetojnë në Greqi nuk do të ishin penguar për të votuar shpërndarja e mandateve në Qarkun e Gjirokastrës do të ishte 2 PS, 1 LSI dhe 1 PD. Në ankimimin e LSI, theksohet se një anëtare e QV-je e PS-së dhe një numërues votash kanë ardhur nga Greqia në 19 prill .

Ndërkohë që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se me vigjilencë dhe qetësi do t'i shkojnë deri në fund zbardhjes së të vërtetës.

'Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.'- shkruan Kryemadhi në Facebook.

Sakaq ankimim në KQZ për rezultatin e zgjedhjeve ka bërë edhe kandidati Tasim Mehmeti i koalicioni ABEOK, për qarkun e Vlorës. Mehmeti ka kërkuar rinumërimin e votave të cilat janë shpallur të pavlefshme në qarkun e Vlorës, në të gjitha qendrat e votimit të saj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
PD pret afatin e fundit, i drejtohet të dielën KAS për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe

Partia Demokratike do të presë ditën e fundit të afatit të ankimimeve, për të dërguar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ankimimin për procesin zgjedhor në 9 qarqe të vendit.

Burime nga selia blu thotë se PD do t'i drejtohet të dielën KAS për të kërkuar shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, ndërsa mësohet se demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Shkodrën, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste.

Demokratët kanë grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në një dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët.

E para që iu drejtuar KAS për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull për Qarkun e Gjirokastrës ishte LSI, e cila shprehet se vendimi për 'karantinim të detyrueshëm', për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër për kandidatin e saj. Ky orientim u pa qartë sipas LSI, me anulimin me datë 3 muaj 2021 të këtij urdhri, pak ditë pas mbarimit të zgjedhjeve.

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/05/2021 01:51

    LSI me sa duket ka krijuar filiale edhe ne mes emigranteve te Greqise dhe priste te merrte vota prej tyre,sa per Dropullin,mendoja qe partite e minoritetit do te kishin me shanse se sa Kryemadhi,por ky mbetet vetem nje opinion personal,pasi nuk e di nese kishte atje ndonje kandidat prej rradheve te tyre.

    Përgjigju
    • tosi: 08/05/2021 14:16

      Po akoma me Nafije dybekun turikalin e leshitlikes qe populli shqiptar e hodhi ne koshin e plehrave te historise me 25 prill merreni ju? Kjo sharebajge e neveritur fallxhore e deklaruar ka shkuar per lesh dhije me zgjedhjet e 25 prillit. As Mond bektagjiu i Kulmakut nuk mund ta qetesoje kete monster per kete humbje katastrofike qe pesoi.

  • Like: 07/05/2021 17:16

    U kujtove ti moj mona surrat kali pasi te paditen like injoranti e kokemadhi. U shfarofte sa me shpejte rraca juaj e qelbur o jashteqitje te kombit qe keni 30 vjet qe po e vidhni e shkaterruar

    Përgjigju
  • Gjinokastra: 07/05/2021 15:59

    Duan ti bejne dhe nje sherbim te fundit padronit te tyre familja tradhtare Meta Kokemadhja si spiune re Greqise qe jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot