PD propozon ndryshime në rregullore e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet ‘SkyECC' dhe 'EncroChat'

PD propozon ndryshime në rregullore e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet ‘SkyECC' dhe 'EncroChat'

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur aplikacion “SKY ECC dhe ENCROCHAT”. Sipas relacionit të depozituar në Kuvend, iniciativa ligjore e opozitës vjen pasi në hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese evropiane, ka rezultuar se gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe ENCROCHAT. Në relacion thuhet se kanë rezultuar rreth 16 mijë përdorues shqiptarë të këtyre dy aplikacioneve.

Hetimet kanë zbuluar se përdorues të këtyre aplikacioneve nuk kanë qenë vetëm anëtarë të grupeve kriminale, me shtrirje ndërkombëtare, por edhe funksionarë të lartë publik shqiptar, duke përfshirë funksionarë të Policisë, organeve të drejtësisë, pushtetit vendor dhe qendror.

“Hetimet kanë zbardhur komunikimet e një deputeti të Partisë Socialiste me grupe dhe eksponentë të krimit të organizuar. Nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime ka rezultuar se eksponentë të krimit të organizuar kanë ndërhyrë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste për të përcaktuar pozicionin e këtij deputeti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe për të siguruar vota në bashkitë Durrës dhe Shijak, me qëllim zgjedhjen e tij. Deputeti nga ana e tij ka siguruar të dhëna sekrete dhe ka ndërhyrë në organet e drejtësisë me qëllim favorizimin dhe moskapjen e eksponentëve të krimit të organizuar”- thuhet në relacionin shoqërues.

Në propozimin që mban firmën e Gazment Bardhit, argumentohet se veç këtij rasti  tashmë të provuar, nga burime të ndryshme mediatike janë hedhur dyshime serioze se rezultojnë komunikime edhe të deputetëve të tjerë me eksponentë të krimit të organizuar, për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.

“Këto dyshime ngrenë pikëpyetje mbi integritetin, etikën dhe besueshmërinë jo vetëm të deputetëve, por edhe të vetë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka për funksion themelor të sigurojë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve dhe një proces ligjbërës të udhëhequr nga interesi publik. Ekzistenca e komunikimeve në aplikacionet e enkriptuara, që dihet botërisht se përdoreshin nga grupet kriminale, me qëllim ushtrimin e aktiviteteve të paligjshme, dëmton rëndë reputacionin dhe kredibilitetin e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.” - thuhet në relacionin shoqërues.

Në propozim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, jep edhe modelin e formularit të vetëdeklarimit që deputetët duhet të plotësojnë ndërsa theksohet se çdo refuzim apo e dhënë e rremë përbën vepër penal sipas nenit 190 te kodit penal.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur plot pasion...çfarë thonë yjet për ju sot

Beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur plot pasion...çfarë thonë yjet për ju sot