-
Të akuzuar në Belgjikë për trafik droge, SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive të 5 të dënuarve! Shumica apartamente tek Uji i Ftohtë në Vlorë e Tiranë (EMRAT)
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të anëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të drogës në Belgjikë që drejtohej nga 50 vjeçari nga Vlora Eridan Nebiu, i njohur edhe me mbiemrin kolumbian Guerrero.
9 Janar, 10:50 -
Zbërthehet 'Matrix', aplikacioni përdorej nga grupet kriminale! Dalin 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë! Në të flitej dhe shqip
Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor. Në Shqipëri ky aplikacion i koduar, është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani i cili thotë se përmes “Matrix” bandat vendase kryejnë porosi për vrasje dhe drogë.
3 Dhjetor 2024, 14:26 -
PD propozon ndryshime në rregullore e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet ‘SkyECC' dhe 'EncroChat'
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur aplikacion “SKY ECC dhe ENCROCHAT”.
11 Nëntor 2024, 18:29 -
Pëllumb Gjoka kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve në ‘Sky ECC’, më 19 dhjetor seanca në Kushtetuese
Më 19 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë përfundimisht nëse aktet e përftuara nga aplikacioni “SKY ECC” për llogari të hetimeve nga SPAK, duhen konsideruar të ligjshme ose jo.
6 Nëntor 2024, 19:55 -
Debate në Kuvend për drejtorin e Policisë së Shkodrës/ Bardhi lexon kodet e SKY ECC: E emëroi krimi! Ministri: Bisedat janë të 2021, u emërua në 2023! Reagon Sulaj: E padis
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ngriti akuza të forta ditën e sotme në seancën parlamentare, duke artikuluar disa biseda sekrete dhe të koduara nga platforma SKY ECC, të kapura nga partnerët ligjzbatues europianë.
12 Shtator 2024, 15:08 -
Në kërkim të provave e kriminelëve në gjithë globin, SPAK dërgoi 123 letërporosi në 2023, drejt Francës kërkesa rekord 30! U kërkuan 39 ekstradime
"123 letër-porosi nisi SPAK gjatë vitit 2023 për ndihmë juridike dhe pjesa më e madhe ishte drejt Francës që dekodoi komunikimet në “SkyECC” dhe “EncroChat”. Drejt SPAK mbërritën 48 kërkesa, pjesa më e madhe e të cilave nga Belgjika, ndërsa SPAK nisi 4 herë më shumë kërkesa për ekstradime"
6 Prill 2024, 15:31 -
Formulari i vetëdeklarimit për ‘SkyECC’ dhe ‘EnchroChat’, efektivi i Gardës pranon se ka përdorur njërin prej aplikacioneve! Nis verifikimi
Një efektiv i Gardës ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit të përdorimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EnchroChat” se ka përdorur njërin prej tyre. Burime nga AMP bëjnë me dije se efektivi është në fazë verifikimi.
3 Shkurt 2024, 13:42 -
SMS me kriminelët në ‘SkyECC’ dhe ‘EncroChat’, sot afati i fundit i vetëdeklarimit të policëve! Çfarë hapash ndjek AMP në vijim? Report Tv zbardh verifikimin hap pas hapi
Mesnata e 5 janarit shënoi afatin e fundit në dispozicion të punonjësve të policisë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit nëse kanë përdorur platforma të koduara për komunikim me anëtarët e grupeve kriminale. Ata që kanë pranuar ose që zbulohen i pret përjashtimi dhe hetimi penal ndërsa formularët do verifikohen në dy faza.
5 Janar 2024, 14:48 -
Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC' dhe 'EncroChat’, burime: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet e grupeve kriminale
Efektivët e policisë plotësuan formularët në të cilët duhet të vetë deklaronin nëse kishin përdorur apo jo aplikacionet e koduara “SkyEcc” apo “EncroChat”. Report Tv mëson se asnjë punonjës nuk ka pranuar të ketë pasur aplikacionet, bisedat e të cilëve tashmë që po zbërthehen kanë zbuluar me dhjetëra veprimtari kriminale. Vetë deklarimi bie ndesh me atë që kreu i SPAK Altin Dumani zbuloi, se në çdo transkriptim të bisedave, del të paktën një polic.
30 Dhjetor 2023, 10:44