TIRANË– Partia Demokratike ka propozuar deputetin Arben Ristani, si kryetar të Komisionit Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit. PD ka depozituar sot në Kuvend emrin e Ristanit si kryetar të këtij komisioni, i cili do të ketë 15 anëtarë në përbërjen e tij.
Kuvendi miratoi një javë më parë mes shumë debatesh, ngritjen e komisionit hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i propozoi opozitës të rishikonin planin për ngritjen e komisionit.
Ndërsa deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh se ky do jetë një hetim i rëndësishëm për policinë.
Komisioni hetimor u votua me 106 vota pro dhe tre vota kundër.
Për ngritjen e komisionit u zhvilluan bisedime me deputetëve Fatmir Xhafaj (PS) dhe Oerd Bylykbashi (PD).
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com