PD protesta para Bashkisë së Maliqit, hidhen kapsollë dhe tymuese (VIDEO)

Banorë dhe përkrahës të Partisë Demokratike në Maliq, protestuan këtë të dielë kundër qeverisë Rama duke bllokuar aksin kryesor kombëtar. "Rama ik" dhe “e duam Shqipërinë si e gjithë Evropa” ishin thirrjet e tyre në këtë protestë para Bashkisë së Maliqit, ku ishin mbledhur sipas PD-së, rreth 200 veta.

Në këtë protestë ishin edhe përfaqësues të PD-së, ish deputetët Ervin Salianji dhe Klevis Balliu. Protestuesit në një moment kanë hedhur edhe tymuese dhe kaspollë, ndërsa një kordon policie qëndronte para godinës së Bashkisë së Maliqit.

Për shkak të protestës së opozitës, u anulua edhe derbi që do mbahej, mes skuadrave të futbollit të Maliqit dhe Devollit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 03/03/2019 15:29

    A ka polici ky shtet apo jo? Cfare i ndalon tu thyejne brinjet Salianjit dhe Balliut te shemtuar? Nese shkel ligjin je askushi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI