PD, protestë në kohën kur
Fyle takohet me Edi Ramën

PD, protestë në kohën kur<br />Fyle takohet me Edi Ramën
TIRANE- Partia Demokratike do të jetë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” fiks në kohën kur Komisionieri për Zgjerim Stefan Fyle do të jetë në derën e Kryeministrisë për të zhvilluar takimin me Rama. Basha gjen kohën fiks, duke ju referuar “Fiks Fare”.
Partia Demokratike ka bërë llogaritë e saj për të marrë vëmendjen e duhur nga faktori ndërkombëtar. Në kohën që Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle do të futet në selinë e kryeministrisë për të zhvilluar takimin me kryeministrin Edi Rama, ai do të përballet me një turmë me në krye kreun e PD Lulzim Basha, e cila do jetë duke protestuar për votën e lirë.

Kjo është një skenë e mirëpërgatitur nga ana e Partisë Demokratike, që Fyle përveç Integrimit të shtrojë në tryezën e punës edhe çështjen e blerjes së votës në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në Korçë më datë 3 nëntor, ku vota referuar një vidioje të emisionit Fiks Fare janë blerë për 2000 lekë të reja. Jo rastësisht PD ka zgjedhur ditën e hënë dhe pikërisht orën 14:00 për të qëndruar përpara Kryeministrisë. Kjo është protesta e parë që zhvillon opozita (Partia Demokratike) pas nëntorit të vitit 2004 me parullën “Nano ik”. Ndërsa Partia Socialiste ka protestuar pas zgjedhjeve të 2009, jo vetëm me greva urie, por edhe me protestën e famshme të 21 Janarit 2011, për vidion e shfaqur po në Fiks Fare me Metën e Priftin, pasojë e të cilës ishte vrasja e 4 demonstruesve nga Garda.

Basha në Berlin
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka fluturuar drejt Berlinit për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të raportit të përvitshëm të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian Herman van Rompuy mbi Situatën në Europë. Basha e ka njohur presidentin von Rompuy me zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në ‘sulmin e  paprecedentë ndaj votës së lirë në Korçë, cënimin e themeleve të demokracisë’. Basha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë me të gjitha mjetet ligjore e institucionale, demokracinë, zgjedhjet e lira dhe shtetit ligjor, të cilat çdo ditë janë nën kërcënimin e mazhorancës. Në një intervistë për DË nga Berlini, kreu i PD Basha është shprehur në lidhje me protestën pikërisht ditën e hënë në momentin kur vjen Fyle, ka thënë se “besojmë se dhënia e statusit është e merituar nga Shqipëria dhe shqiptarët.

Kjo jo vetëm nuk pengon kauzën e drejtë të opozitës shqiptare në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor, por e forcon atë, sepse me prozhektorët tashmë akoma më të fuqishëm të një vendi, që e ka statusiin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, opozita shqiptare në bashkëpunim me patnerët europianë mund ta ngrejë zërin më qartë dhe të ketë një përgjigje edhe më të qartë nga patnerët tanë për çështjet, dilemat dhe sfidat e mëdha, para së cilës po e vendos demokracinë dhe shtetin ligjor kjo mazhorancë”.Mbështetjen për integrimin, Basha e ka kërkuar dhe në takimin me Presidentit van Rompuy. Ai theksoi se “integrimi europian është procesi më i rëndësishëm për çdo shqiptar dhe se PD dhe opozita nuk do t’i rreshtin përpjekjet e tyre, për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt që shqiptarët meritojnë”.
 
Berlini
Këtë vit kjo ceremoni u zhvillua në Berlin në përkujtim të rënies së Murit të Berlinit, që simbolizon erën e lirisë për vendet e Europës ish- komuniste dhe ribashkimin e Gjermanisë dhe të mbarë Europës. Van Rompuy bëri prezantimin vjetor të gjendjes politike ekonomike dhe shoqërore të Europës gjatë këtij viti dhe rrugën përpara gjatë vitit të ardhshëm.

Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën

Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën