Lirohet pas 5 orësh kreu i FRPD-së në Shkodër! PD mbyll protestën para Komisariatit (VIDEO)

Lirohet pas 5 orësh kreu i FRPD-së në Shkodër! PD mbyll protestën para Komisariatit (VIDEO)

Foto kur policia shoqëron Arvit Bushatin

SHKODËR-Kreu i FRPD-së së Shkodrës, Arvit Bushati ka qëndruar rreth 5 orë në komisariat dhe më pas ka lënë ambientet e tij në orën 20:30 të kësaj të hëne.

Lirimi i tij ka shënuar edhe fundin e protestës, organizuar nga Partia Demokratike, të cilët u mblodhën para Komisariatit në orën 19:30, ku në duar mbanin pankarta ku shkruhej "Forca Arvit, jemi me ty", "Shkodra është me Arvit Bushatin", "Ju mbroni krimin dhe arrestoni rininë". Bushati është pritur me makinë nga kreu i  PD në Shkodër, Xhevdet Amuli dhe nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja sjell me video këtë moment.

Arvit Bushati u arrestua sepse gjatë kohës që konstituohej Këshilli i ri Bashkiak, mes protestuesve dhe policisë pati tensione, ndërsa në fund të saj, disa militant të PD hodhën shihe uji në drejtim të deputetit Tom Doshi dhe këshilltarëve socialist. Situata ka qenë e tensionuar, por policët kanë mundur të fusin në furgon Bushatin. Në mbrojtje të tij ka dalë ish-deputeti i Shkodrës Bardh Spahia i cili pati në një debat të ashpër verbal me një agjent police.

Në një deklaratë për mediat, PD-ja e Shkodrës e kanë cilësuar arrestimin e tij si të padrejtë dhe një vendim që ka prapavijë politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Lirohet kreu i FRPD-së në Shkodër/ Momenti kur del nga Komisariati (FOTO + VIDEO)

Pas 5 orësh në Komisariatin e Shkodrës, kreu i FRPD-së Arvit Bushati, është liruar. Ai është pritur me makinë nga kreu i  PD në Shkodër, Xhevdet Amuli. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja sjell videon e momentit, kur Bushati lë ambientet e Komisariatit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 19/08/2019 23:49

    Bravo Shkodra, nuk mund te lejoje prishjen e gjithe kesaj "Mrekullie" qe i ka dhene deri me sot PD me Voltin e "Voltra" te tjere para saj Shkardes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja