PD: Provimi i matematikës iu shpërndara maturantëve përpara! Shahini e Rama dështuan, edhe Turi do ia kishte dalë më mirë!

PD: Provimi i matematikës iu shpërndara maturantëve përpara! Shahini e Rama dështuan, edhe Turi do ia kishte dalë më mirë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar se testi i provimit i matematikës është zbuluar përpara dhe u është shpërndarë maturantë, dhe për këtë bën fajtore të drejtpërdrejtë ministren Besa Shahini dhe kryeministrin Edi Rama.  Ajo ka ironizuar me pyetjen e famshme të provimit të letërsisë, duke thënë se dhe "Turi do ia kishte dalë më mirë mbasë se e e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama".

"U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto. Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!  Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.  Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi", shprehet Vokshi.

Më herët, ka qenë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili ka denoncuar se është publikuar para se të zhvillohej provimi, pyetjet e testit të gjuhës Shqipë dhe Letërsisë, me qëllim për të fituar votues.

( Kliko këtu ) Testi i matematikës i publikuar nga Albana Vokshi

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shko moj: 15/06/2020 15:59

    Lope moj shurdhjese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive