TIRANË – Partia Demokratike e konsideron antikushtetues rrëzimin e kërkesës së saj nga mazhoranca për ngritjen e komisionit hetimor për trafikun e drogës dhe këtë e mbështet në faktin se jo më larg se dje, ka qënë pikërisht Gjykata Kushtetuese që i ka dhënë të drejtë PD-së për ngritjen e një tjetri komision hetimor për serverat e Tatimeve.
Ka qënë deputeti demokrat Oerd Bylykbashki, që në një konferencë për shtyp deklaroi se “mazhoranca rrëzoi dje kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor që synon të bëjë transparencë mbi rritjen e trafikut të drogës dhe përgjegjësit për këtë fenomen.
Po dje, për fatin e keq të mazhorancës, Gjykata Kushtetuese botoi vendimin e saj me të cilin shpalli antikushtetues vendimin e Kuvendit që rrezoi kërkesën e opozitës për komision hetimor që do të bënte transparencë mbi skandalin e vjedhjes së serverit të tatimeve nga njerëzit e Kryeministrit.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dje sanksionon se komisioni hetimor është një e drejtë e pacënueshme e opozitës në rolin e saj kushtetues për të kontrolluar qeverinë dhe mazhorancën dhe se mazhoranca nuk mund ta pengojë opozitën të hetojë dhe të bëjë transparencë.
Rama dhe Meta kanë frikë nga transparenca mbi trafikun e drogës që po përmbyt rrugët, detin dhe ajrin, po alarmon Italinë dhe Greqinë fqinje dhe dje tronditi edhe Gjermaninë me sasinë rekord së drogës së kapur. Ky refuzim kokëfortë është një tjetër provë për përfshirjen e mazhorancës në narkotrafik.”- përfundoi Bylykbashi.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rrëzohet komisioni i drogës, Halimi: S'duan transparencë