PD-PS: Protestat, jo lidhje me terrorizmin
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës gjatë debateve të ditës së djeshme për nenin që ka të bëjë me terrorizmin në Kodin Penal kanë rënë dakord se nuk kanë lidhje protestat me sfond politik me elementët e terrorimit. Konsensusi u arrit pas debateve dhe ndërprerjes së punës së Komisionit të Ligjeve përmbi një orë.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal për terrorizmin. Me këmbënguljen e opozitën është rënë dakord ndryshimi i nenit 230, pika 2 ku çdo vepër që provokon gjendje tmerri në publik, si dhe protesta e 21 janarit të mos cilësohet vepër penale me qëllim terrorizmi ashtu siç propozohej në variantin e qeverisë. Por jo gjithçka ka nisur vaj për Komisionin e Ligjeve, ditën e djeshme ku deputetët e të dyja palëve janë përfshirë në një debat të fortë, që ka sjellë më pas dhe ndërprerjen e seancën për gati një orë. Ku vetëm pas konsumimit të kafesë në mënyrë kolektive nga të gjithë anëtarët, brenda ambientit të Komisionit, është bërë e mundur ulja e nervave dhe qetësia e palëve. Vonesa me 45 minuta e anëtarëve të opozitës në Komisionin e Ligjeve, ndezi debatin mes palëve, çka detyroi kryetarin Ilir Rusmali të ndërpriste mbledhjen për rreth një orë, për të mos vënë në rrezik kompromisin që kërkojnë ligjet me shumicë të cilësuar. Që në fillim ka qënë kreu i këtij Komisioni, Rusmali, ai i cili në mënyrë ironike u është drejtuar deputetëve socialistë në Komision që të lejojnë deputeten Felaj që të shpjegojë ndryshimet në Kod për terrorizmin.
"Lejojeni relatoren të marrë fjalën dhe të shpjegojë ndryshimet", kërkoi Rusmali në mbledhjen e Komisionit. Por fjala e tij është ndërprerë nga ana e nënkryetarit të "Ligjeve", deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili ka ironizuar me faktin se deputetët demokratë janë anëtarë në dy tre komisione të përhershme parlamentare. "Ju punoni me turne, por ne nuk jemi me turne. Nuk është faji ynë që ju jeni deputetë me turne, sepse jeni deputetë që merrni nga tre komisione", deklaroi Xhafaj në mbledhjen e Komisionit. Pasi konsumuan kafen pa mediat në sallë, gjithçka nisi qetësisht dhe diskutimi për ndryshimet në Kodin Penal vijoi në terma teknike I pandikuar nga qëndrimet politike. Relatorja e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal, në nenin për terrorizminka shpjeguar të gjitha termat e ndryshuar, teksa tha se grupi i punës kishte rënë dakord gjatë orëve të vona të një dite më parë dhe qeveria hoqi dorë nga përfshirja e nenit, që I cilësonte protestat e motivuara politikisht, si veprimtari terroriste. "Për paragrafin për të cilin ne patëm një debat dje dhe nuk arritëm një konsensus, pati një propozim nga Ministria e Drejtësisë që tek vepra me qëllime terroriste të hiqnim paragrafin e parë ku jepet përkufizmi i veprave. Pas diskutimit, arritëm në mendimin që ky propozim duhet të lihet ashtu sikurse është në Kodin Penal actual se nuk mjaftonte që vetëm duke vënë anën objektive të veprës penale, veprave me qëllime terroriste ne të kishim ezauruar këtë si vepër. Pra thjesht dhënien e veprës objective pa u shoqëruar me qëllimet nuk do mjaftonte për të qenë fare vepër penale. Janë elementë përbërës të veprës penale dhe duhet të parashihen në Kodin Penal. Besoj se të gjithë bini dakort që Kodi duhet të sqarojë se kush konsiderohen vepra të tilla, se kush janë qëllimet terroriste", ka argumentuar relatorja e ligjit, deputetja e PS, Felaj. Ndërkaq komisioni ka rënë dakord që pastrimi i parave të cilësohet vepër penale. Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do diskutojë amendamentet për dhunën në familje.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.5%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50766
Lajme të tjera
-
Këlliçi premtoi transport falas, ironizon Velia: Aventurierë që flasin për avionë e trena falas, Tirana nuk i voton personat non grata
31 Mars, 15:40
-
Nga një pagesë prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave pornografike, e deri te padia nga prokurori i Manhatanit, ja si nisi hetimi për ish-presidentin Trump
31 Mars, 15:36
-
Kryeministri maqedonas: Kufijtë e shteteve në Ballkan, janë një marrëzi e madhe! Vetëm shtojnë korrupsionin
31 Mars, 15:26
-
Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij
31 Mars, 15:13
-
Futbollistët e Premier League të fiksuar pas 'Snus'! Produkti misterioz i ndaluar në Europë
31 Mars, 15:01
-
'Vlora Marina', projekti tërheq studentët e inxhinierisë të Universitetit Polis
31 Mars, 14:51
-
12 hetues të BKH përgjuan natë e ditë 2177 telefona gjatë 2022-shit, zero dekonspirim! ‘Ranë në rrjetë’ 160 persona, zbërthehen 313 celularë
31 Mars, 14:50
-
“Ky është një persekutim politik" , Trump reagon për akuzat penale të ngrutura ndaj tij
31 Mars, 14:46
-
Pas një viti heshtje, Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm: Jam e pafajshme
31 Mars, 14:45
-
Frrok Çupi: Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave
31 Mars, 14:44
-
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
31 Mars, 14:34
-
Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve
31 Mars, 14:34