PD publikon foton: Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto, i arrestuari në Greqi, janë i njëjti person

TIRANE-Partia Demokratike ka publikuar ditën e stome dy fotografi që sipas saj vërtetojnë se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person. Ish-deputeti Gent Strazimiri deklaroi se kryetari i ri i bashkisë së Vorës i arrestuar më parë në Greqi dhe aktualisht në kërkim janë i njëjti person prandaj ndryshoi emrin nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku.

PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person. Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku.

Deklarata e plote e PD-se
Partia Demokratike, bazuar në prova të pakontestueshme, ka provuar se Jorgo Toto ose ndryshe Agim Kajmaku i Edi Ramës, është arrestuar në Greqi duke bërë biznes me para të falsifikuara dhe se me emrin e ndryshuar nëpërmjet falsifikimit, është person në kërkim në shtetin fqinj.

Pavarësisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku kërkohet prej vitesh nga drejtësia greke, Edi Rama e vendosi përmes votimeve moniste në krye të bashkisë së Vorës.

Madje Edi Rama duke qenë se i ka të preferuar të inkriminuarit në pushtetin e tij, vendosi ta mbrojë Jorgo Kajmakun, duke sajuar lloj-lloj alibish që Partia Demokratike i ka rrëzuar me prova të pakontestueshme.

Prej disa ditësh, PD ka publikuar vendimin e drejtësisë greke për arrestimin e Jorgo Totos, emër ky i përdorur nga Agim Kajmaku gjatë aktivitetit të tij të biznesit në vitet 2000 në Greqi.

Kajmaku fshihet pas alibive të rrëzuara duke iu afruar gjithnjë e më shumë burgut, ndërsa Edi Rama hesht, duke mbrojtur zgjedhjen e tij kriminale për qytetarët e Vorës.

Sot do të paraqesim një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Agim Kajmakut se nuk është Jorgo Totoja i arrestuar në Greqi.

Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar. 

Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person,  verteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku.

Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit.

Por ai nuk largohet sepse e mbron Edi Rama.

Edi Rama e mbron sepse ai është përfaqësuesi ideal i modelit kriminal të qeverisjes së tij.

Edi Rama hesht, njësoj si mafia me kodin e “Omerta” sepse Agim Kajmaku alias Jorgo Toto është simboli i kriminalizimit të qeverisjes nga organizata kriminale e Rilindjes.

Edi Rama e mbron sepse siç provuam dhe një ditë më parë, me Kajmakun dhe kajmakët e tjerë ai ndan paratë publike të grabitura shqiptarëve me tendera me miliona euro.

Prandaj Edi Rama, si njeriu që ka zgjedhur të qeverisë me krimin duhet larguar një orë e më parë.

Pushteti i krimit duhet zhdukur nga rrënjët dhe zgjedhje e lira, përgatitur nga një qeveri pa Edi Ramën është e vetmja rrugë për t’u dhënë shqiptarëve drejtimin që meritojnë.


Dokumentet e publikuara nga PD-ja qe sipas saj vertetojne se Agim Kajmaku dhe Jotgo Toto jane i njejti person

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje Tirone 100%: 30/08/2019 09:31

    Nje shoku im qe merret me Grafike kompjuterike, sapo e pa me telefonoi e me tha: KAQ KOQE JANE KETA TE ISH_SHQUP-IT SA BEJNE PERPUNIME GRAFIKE TE FOTOVE ME PROGRAME KOMPJUTERIKE QE SOT NE BOTE JANE TE EVIDENTUESHME ME DY TRE VEPRIME VERIFIKIMI. HAJDE, HAJDE CFARE PRODHOJNE PER HI SYVE MILETIT. PSE KAQ IDIOTE NA MARRIN KETA TE SALIUT E LULIT, KUR TEKNOLOGJIA SOT ME DY TRE PROGRAME KOMPJUTERIKE QE PERDOREN RENDOME NE GRAFIKEN FOTOGRAFIKE, BEN QE TE DALI FALLSITETI DHE SHPIFJA E KUJTEDO QOFTE. KJO OPOZITE FOTO-MONTAZHESH, QE E DO PUSHTETIN NEPERMJET SHPIFJES, DHUNES DHE RRUGES ME MOLOTOV, SE ME VOTE MESA DUKET E KA SHUME TE VESHTIRE ARDHJEN NE PUSHTET EDHE PER SHUME KOHE.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 29/08/2019 17:29

    Ky kajmaku pse nuk shkon me dhon shenjat e gishtave dhe pastaj te shofim dhe ta morim vesh se per ate qe e akuzojne shenjat e gishtave jane depozitu ne polici dhe ato nuk gabojne, ne qoftese nuk Jane gjurmet e gishtave me ane te fotos dhe emrit nuk mund ti beni asnje gje jo ju te SHQUPIT por as vete greki leshit nuk e kap dot se vetem foto qe i ngjan dhe emri NUK E FUT NE BURG TJETRIN, mos harroni se sot jemi ne ate DEMUKRACINE qe edhe ju besoj e doni aq shume se kur nuk ke fate te pa kundershtushme nuk denohesh HAJT SHNET E B... TE FORTA PER JU TE SHQUPIT ME TEPER SE AVASH AVASH PO VJEN E SHKRETA....

    Përgjigju
  • Cubel breca: 29/08/2019 14:15

    O stazo me kobure, cfar do qe te ket bere ky ** krimineli i Rames ,kurr nuk krahasohet me ju. Ju keni lare duart me gjak dhe akoma askush nga shqupsat nuk ka dhen llogari. Kriminelat e kan strehen pran shqupit,por te fshihen edhe Pak do zoti do ju vij dita e shum pritur per shqiperin.

    Përgjigju
  • edi: 29/08/2019 13:36

    Sa idiote dhe driteshkurter ju qe e quani vehten demokrate Asnje problem i njejti duket ,por cila eshte kerkesa juaj perc ate bandill qe ka bere ate shkelje aq te larte sic e quani ju A sju shkon nder mend qe te jepni fytyrat dhe bastisjet qe kane bere ato lidere te demokracise Komuniste Berisha ,Lulushi dhe koke tuli bastardi nga Skrapari Meta qe vodhen deri ne rrenje tere Pasurine Kombetare dhe Florinjte e Kombit Se fundi jepini te gjithe dhe te shkojne para SPAK e Drejtesise dhe te gjykohen Pse me kaq vrull se ka pasur para Fallso Cfare problemi eshte tek ju te ndritur llapaqene qe llomotitni tere diten Fale atyre Parave qe ja merrni Popullit duke u zvarritur rrugeve dhe news si qen te ngordhur Pse kapeni tek Kembet Merrini gjerat seriozisht duke filluar nga A-ja Kajmaku beri gabimin me para fallso 2 -3 MILION Po Berisha Lulushi dhe Meta qe vollen sebashkuMiliarda Euro dhe Florinjte Mbylleni shuposeni ate goje qe ju bie Ere Perc Ler Drejtesine ti Gjykoje ,ju e bete punen tuaj te nje aneshme ,beni dhe zhurme per parate qe vollen lideret e demokracise ,Dhe se fundi SPAK e Drejtesi merr vendimin Uroj qe shume shpejt te ju presin rrogen juve qe silleni rrugeve si qen te leckosur dhe te Uritur . Aresyeja se duhet ti sherbeni Popullit qe ju zgjolli O ne Parlament dhe te paguheni ,O jashte saj dhe te ngordhni rrugeve pisa te dhier

    Përgjigju
  • Daku: 29/08/2019 12:32

    Normal qe i njejti person eshte, le te shkoje pas hekurave se bashku me Ramziun dhe Braceziun

    Përgjigju
    • WTF: 29/08/2019 14:12

      Problemi eshte se ky tipi ne foto nuk ngjan fare me kryetarin e bashkise Vore. Pse nuk e krahasojne foton qe kane me foton e Agushit te Vores tani?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve