PD publikon fotot: Janë mbyllur bizneset, rënia e konsumit dhe rritja e papunësisë ka thelluar edhe më tej varfërinë

PD publikon fotot: Janë mbyllur bizneset, rënia e konsumit dhe rritja e papunësisë ka thelluar edhe më tej varfërinë

Biznes i mbyllur, foto e publikuar nga PD

Partia Demokratike bën fajtore qeverinë për mbylljen e shumë bizneseve në vend. Në një reagim, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se për shtatë vjet me radhë qeveria ka goditur ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve.

Paketa fiskalë, thotë Tabaku, ka pasur si synim grabitjen e bizneseve përmes taksave të larta dhe politikave jo stimuluese.

"Rënia e konsumit dhe rritja e papunësisë ka thelluar edhe më tej varfërinë. Goditjen më të rëndë e ka marrë shtresa e mesme ndërsa ndihma qesharake ekonomike që ishte sa 0.86% e PBB-së nuk shërbeu për kurrgjë. Biznesi si kurrë me parë është sulmuar, taksat janë rritur, mbi biznesin e vogël është vendosur tvsh, këtë vit fillon dhe fiskalizimi një gjobe prej 53 mijë lekësh për bizneset. Si pasojë e gjithë këtyre politikave, sot në Tiranë janë me qindra biznese që mbyllen si pasojë e një krize më të thellë dhe të hershme se e COVID-19. Bizneset mbyllen në rrugët kyç të Tiranës, ndërkohë që me dhjetra biznese të tjera në brendësi të lagjeve janë në zgrip. Shqipëria është në një krizë të thellë dhe sistematike dhe ka nevojë për ndryshim në politikbërje dhe vizion për ekonominë", shkruan Tabaku në Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hari: 08/06/2020 15:38

    Krizacerdhi nga virusi,,,turistet nuk vijne se kane frike mos infektohen,,,por shpejt do rregullohet ,,nuk ka faj qeveria per virusin dhe termetin..

    Përgjigju
  • Iris: 06/06/2020 00:57

    Ky eshte rregulli I kapitalizmit,disa fitojne,disa humbin.Detyra e qeverise eshte te mos lejoje eksese e abuzime.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 05/06/2020 12:54

    Gjithe bota eshte ne krize o vromat e PD

    Përgjigju
  • WTF: 05/06/2020 12:28

    O plehrat e PD, ne te gjithe boten po mbyllen biznese per shkak te pandemise. Jane duke falimentuar kompani te medha, e jo me dyqanet e vogla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë