Partia Demokratike ka publikuar një video të dëshmisë së një prej administratorëve të Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Sipas PD, në këtë komision, ku kryetare është Jorida Tabaku, u zbulua se si skema e pastrimit të parave është zbatuar nga 10 persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të hershëm me njeri-tjetrin dhe me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Sipas PD, administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të Arben Ahmetaj edhe pse ai u mundua ta mohojë në komision.
“Kompania e inceneratorëve në kohën e pandemisë ka përfituar edhe 69 mln lekë nga fondi i garancisë sovrane për të paguar paga mijëra euro. Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Inceneratori ka marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk ka punuar. Asnjë nga këto nuk do të ishte bërë pa mbështetjen e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-shkruan PD në rrjete sociale krahas videos.
Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku, ka deklaruar më herët se me inceneratorët bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë.
Kujtojmë se një ditë më parë, në zyrat e SPAK prej më shumë se 5 orësh dha dëshminë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Subashi u morr në pyetje nga SPAK për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
9 Janar, 13:16
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22
shikoni pak dhe lidhjen e Arjan Ndoj prokurori i durresit me Klodian Zoto. Gruja e Ndojit Elderina Ndoj ortake me Klodian Zoto? mjafton je kerkim ne QKR
PërgjigjuTigri po te vjen verdall SPAKU me duket.Atje do behesh mac kazani pastaj.Eshte e cale dhe vjen ngadal themi ne fshataret ketej
Përgjigju