Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka publikuar përgjimin e dosjes 184, ku shfaqen pamje të deputetëve duke u  kërkuar vota mësuesve për PS-në, pasi nëse votojnë një parti tjetër hiqen nga puna. Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama në të vërtetë keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal.

“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollave në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës", shkruan Bardhi.

Ky reagim i Bardhit vjen pasi kryeministri ditën e sotme gjatë një takimi me mësuesit ka  premtuar rritje pagash për ta dhe vendosjen e një sistemi merite me shpërblime finanicare për më të dalluarit.