Rama: Do rrisim pagat për mësuesit! Sistem merite e shpërblim për më të dalluarit (VIDEO)

TIRANË - Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor kryeministri Rama premton rritje pagash për mësuesit dhe vendosjen e një sistemi merite me shpërblime finanicare për më të dalluarit.

Ai thotë se ky sistem do të jetë gati gjatë vitit të ardhshëm ku çdo mësues do të kalojë dhe të vlerësohet mbi profesionalizmin e tyre.

"Po mendojmë për një sistem të vlerësimit të mësuesve që po e analizojmë dhe nga viti i ardhshëm shkollor do të jeë gati ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe. Për të gjithë mësuesit duam që të bëjmë ashtu si dhe mjekëve të rriten pagat" - tha Rama.

Duke e vlerësuar të suksesshme mbylljen e mësimit online dhe në televizion, Rama u shpreh se kjo do të vijojë të jetë pjesë e pandashme e procesit edhe gjatë këtij sezoni.

Kryeministri Rama u shpreh se kjo nuk e zëvendëson mësimin nëpër klasa por do të mundësojë që edhe nxënësit në zonat e thella të ndjekin mësimin përmes televizorit.

"Përzgjodhëm mësueset më të mira në të gjithë Shqipërinë. Më vjen mirë që sot ne e kemi përmbyllur këtë përpjekje të madhe. Jemi në gjendje që të ofrojmë një rrugë alternative mësimi sidomos në kushtet e sotme ku procesi mësimor është i sfiduar nga koronavirusi e përpjekjet për të mbrojtur shëndetin. E dimë që me hapjen rritet dhe mundësia për shtimin e të infektuarve. Opsioni i mbylljes së mëtejshëm të shkollave ishte opsion më i keq dhe do të shkaktonte kosto tjetër psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot. Mendoj që kanali ka një vlerë të madhe jo vetëm për shkak të kësaj situate por ka një vlerë të madhe në mundësinë që i jepet çdo nxënësi në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë e ta ndjekë mësimin dhe me një mësuese tjetër. Kjo do të sfidojë mësuesit e tjerë që në japin mësim në shkolla.

Ky është drejtimi i parë që kanali do të sjellë dobi të madhe. Me këtë kanal ne do të lehtësojmë barrën e familjeve në zonat më të thella. Vetë sistemi nën drejtimin e ministrisë do të fillojë të adaptohet duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktiviteteve të tjera në shkollë. Televizioni apo ekrani i kompjuterit nuk e zëvendëson marrëdhënien e mësimdhënies në realitetin e prekshëm me mësuesin. Kjo nuk është diçka që e bëjmë thjesht ne. Kjo është përpjekje e njëjtë si vendet e tjera. Ata kanë shtuar shumë forcat që ta ofrojnë mësimin jo vetëm online por edhe nëpërmjet televizionit. Ne na jep një frymëmarrje të re në procesin e mësimdhënies. Do të jetë. Do të shihen mundësitë për ta çuar më tutje këtë kanal" - u shpreh Rama.

Gjithashtu kryeministri u bën thirrje mësuesve që të respektojnë të gjitha rregullat e higjienës dhe distancimit fizik të cilat do të shërbejnë si shembull që edhe nxënësit t'i ndjekin.

"Është një sfidë e tmerrshme që kjo ka. Kur kemi parasysh moshat dhe atyre fëmijëve më të vegjël tu imponojmë të kundërtën me ato se çfarë i kemi mësuar deri tani që të socializohen me miqtë. Tani duhet tu themi që të mos takohen me njëri-tjetrin. Është një sfidë psikologjike për mësuesit vetë. Nuk është një eksperiment javor. Është një mënyrë e re e të komunikuarit në shkolla. Janë mësuesit që duhet ta implementojnë vetë këtë. Duhet që ata vetë mos t'i shkelin rregullat e higjienës dhe distancimit social" - deklaroi kryeministri.

Mësimi do të fillojë më 14 shtator ndërkohë që qeveria ka hartuar 3 skenarë për zhvillimin e procesit.

Mësimi do të zhvillohet me 3-4 turne ose online ndërsa orët do të jenë 30 minutëshe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mesues: 07/09/2020 18:15

    Po rojet e pasteueset qe jan ne vijen e par z edi do i ritet rroga

    Përgjigju
  • Lleshi: 07/09/2020 13:36

    Filloi fushata hahahahah

    Përgjigju
  • Tallja vazhdon: 07/09/2020 13:34

    Tallu o bimbash tallu, njesoj si te tjeret edhe ti. Dihet ca behet 6 muaj para zgjedhjeve. Harram ju qofte po doli mesues e profesor per votime. Ju duhet te abandonoheni ne menyren me spektakolare. Ju jeni gjakpiresit 30 vjecare te ketij populli.

    Përgjigju
  • Bardhi: 07/09/2020 13:18

    Vetem mesuesit, te tjeret mjaft i kane 30 mije leke

    Përgjigju
  • Labi: 07/09/2020 12:28

    Hahahaha. O shqiperi te kam th..r.akoma tallen keta kulisha

    Përgjigju
  • Latif: 07/09/2020 12:06

    Perralla e rradhes, mesuesit me te dalluar do i bej doganiere, nga ata doganieret e "ekselences"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren