Opozita ka lajmëruar se ditën e enjte do të protestojë në orën 09:30 përpara parlamentit, gjatë kohës kur në kuvend do të zhvillohet senca plenare e cila u vendos dje në Konferencën e Kryetarëve.
Njoftimi u bë nga sh-deputetit demokrat Gent Strazimiri i cili thumboi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me sigurinë në kryeqytet pas vrasjes së Jurgen Kurtit mbrëmjen e djeshme.
"Llesh,
Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur...njësoj si vrasësit...
Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit "339"... pa siguria s'është detyra jote...", shkruan Strazimiri.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Kjo është hera e katërt që seanca plenare do të zhvillohet ndërkohë që në ambinetet e jashtme opozita do të protestojë. Dy protestat e tjera të opozitës janë zhvilluar përpara kryeministrisë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
ju Doni Jo gaz lotesjelles por LHL qe ta merrni vesh mire
Përgjigju