PD: Qendra Shëndetësore Fushë-Krujë pa kushte, rrezikohet shëndeti i pacientëve

Partia Demokratike ngriti sot shqetësimin se infrastruktura mjekësore e Qendrës Shëndetësore të Fushë-Krujës ka mangësi.

Deputetja e zonës Andia Ulliri tha se mungesa e kushteve rrezikon shëndetin e sigurinë e pacientëve, ndaj ka kërkuar informacion nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë shqetësim.

Në një deklaratë për mediat, Ulliri tha duhet menjëherë përmirësim i infrastrukturës dhe pajisje mjekësore të reja.

Deklarata e plotë

Sot dorëzova në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për informacion mbi situatën urgjente në lidhje me kushtet e mjerueshme të Qendrës Shëndetësore Idriz Tali Fushë Krujë.

Si deputete përfaqësuese e zonës jam vënë në dijeni për mangësi të  konsiderueshme në infrastrukturën e Qendrës Shëndetësore, mangësi që paraqesin pengesa të mëdha për ofrimin efikas të shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, duke ndikuar në mënyrë kritike në mirëqenien e qytetarëve tanë. Këto kushte jo vetëm që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve, por gjithashtu ndikojnë në besueshmërinë dhe efikasitetin e sistemit tonë shëndetësor.

Vendndodhja Qendrës Shëndetësore paraqet sfida dhe shumë përgjegjësi, pasi ajo shërben jo vetëm si një qendër e kujdesit parësor shëndetësor për banorët e Fushë Krujës, por edhe si një pikë kritike aksesi për kujdesin urgjent mjekësor. E vendosur përgjatë aksit të Rrugës së Laçit, Fushë Krujë, Qendra Shëndetësore kërkon një nivel më të lartë gatishmërie për të trajtuar jo vetëm shqetësimet rutinë mjekësore, por edhe urgjencat e paparashikuara që vijnë nga aksidentet automobilistike.

Pavarësisht përpjekjeve të personelit të kujdesit shëndetësor, infrastruktura dhe burimet ekzistuese në Qendrën Shëndetësore janë të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e vendosura mbi  të.

Ndaj sot me këtë shkresë i jam drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përdomosdoshmërinë e investimit në këtë Qendre Shëndetësore për të përmirësuar infrastrukturën dhe mundësimin e pajisjeve mjekësore të reja. Në emër dhe të qytetarëve dhe vetë stafit mjekësor kërkoj informacion për këtë pyetje:

1.A është bërë ndonjë vlerësim në lidhje me rreziqet e mundshme që paraqet gjendja aktuale e Qendrës Shëndetësore Idriz Tali për

shëndetin dhe sigurinë publike?

2. A ka ndonjë iniciativë apo program ekzistues brenda Ministrisë që synon mbështetjen e rinovimit apo modernizimit të objekteve shëndetësore? Nëse po, a është Qendra Shëndetësore Idriz Tali pjesë e këtij programi?

3. A mund të japë Ministria një afat kohor se kur mund të fillojnë punimet e rinovimit, duke pasur parasysh urgjencën e situatës? Fatkeqësisht premtimi i ofrimit të mjekësisë falas, përveç propagandës nuk i ka ardhur në shërbim asnjë qytetari shqiptar,  raste si kjo Qendër Shëndetësore janë shqetësimi real i qytetarëve. Shëndetësia duhet të jetë gjithmonë mbi politikat e ditës, duhet të jetë garanci shërbimit për secilin nga ne!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës