TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka denoncuar parakalimin e veteranëve, me fotot e Enver Hoxhës në duar, në qytetin e Gjirokastrës. Sipas Palokës ky qe një parakalim qeveritar dhe provokim i ulët vetëm tre ditë para vizitës së Papës në vendin tonë.
“Ky demonstrim qeveritar që ndodh vetëm 3 ditë para ardhjes së Papës në Shqipëri, është një fyerje për mesazhin e atit të shenjtë, i cili u shpreh se do të viziojë një vend që ka vuajtur shumë për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist.
Ky demonstrim, është një hipokrizi e ulët e Edi Ramës. Teksa Tirana e pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve.
Shfaqja e gardistëve të kuq 3 ditë para vizitës së Atit të Shenjtë është një provokim i ulët dhe gjesti më i keq para kësaj vizite historike.”-deklaroi Paloka gjatë deklaratës së tij për mediat.
Gjithashtu deputeti Paloka e cilësoi “valëvitjen e fotove” gjatë paradës së veteranëve të luftës, si rehabilitimin e figurës së diktatorit Hoxha nga ana e qeverisë Rama.
“Socialistët nën drejtimin e Ramës, nuk ndalojnë në rehabilimin e figurës së Enverit as në këto ditë të vecanta për vendin.
Ky është një provokim i hapur që i bëhet shoqërisë dhe vendit më të vuajtur në kohën e diktaturës komuniste, ku prej regjimit të Enverit mijëra u pushkatuan me dhe pa gjyq, mijëra u internuan, dhe gjithë qytetarët u privuan nga lirië e të drejtat themelore të njeriut, dhe shoqëria shkoi drejt urisë së bukës.”- u shpreh deputeti Paloka për këtë rast.
Paloka në fund të deklaratës së tij, në emër të institucionit që përfaqëson, e dënoi këtë “manifestim komunist nën kujdesin qeveritar” dhe kërkoi “ndalimin e menjëhershëm të këtyre provokimeve, ndaj shoqërisë tonë, pak ditë para vizitës së Atit të Shenjtë”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO