PD: Qeveria të lërë pushimet dhe të merret me planin për rihapjen e shkollave

Ish- deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, mes akuzave për dështimet e kësaj qeverie, bën thirje për  bërjen e një plani strategjik për hapjen e shkollave nga ana e qeverisë.

"Prej të paktën dy javësh, siç ndodh zakonisht, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë presin lajmin për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre, nisjen e fillimit të vitit shkollor dhe akademik, por qeveria hesht. Problemet me arsimin janë shumë më të mëdha sesa kaq, por bërja publik e planit për rihapjen apo jo të shkollave është emergjent. Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar. Shumë vende evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Greqia kanë studiuar dhe kanë marrë të gjitha masat për rikthimin e nxënësve në auditorë në fillim të shtatorit, ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë plan të tillë." Shprehet Boçi

  Ai bën thirje që kryeministri Rama duhet të lerë pushimet dhe ti japë një zgjidhje mirja nxënësve dhe studentëvë të cilët janë në pritje të hapjes së shkollave:

"Shqipëria ka një problem të madh qe prodhon krizë pas krize. Ky problem është qeveria e paaftë, e papaërgjegjshme dhe e korruptuar që drejton vendin.

Kryeministri në ikje Edi Rama vazhdon të bëjë plazh, qeveria vazhdon të jetë me pushime, ndërsa një krizë e re po troket në derën e pothuajse çdo familje shqiptare. Sot asnjë prind nuk e di çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve të tyre. Askush nuk e di, nëse do të happen apo jo shkollat, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar nuk kanë asnjë plan. Prej të paktën dy javësh, siç ndodh zakonisht, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë presin lajmin për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre, nisjen e fillimit të vitit shkollor dhe akademik, por qeveria hesht. Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar."- thotë Boçi.

Sipas Boçit, "si çdo kryeministër tjetër në Eropë, duhet të shpejgojë cili është plani për shkollat, nëse do të rihapen apo jo, çfarë masash janë marrë për klasat, nëse do të ketë rihapje, çfarë po bëhet për mësimin online, pasi ai që fëmijët bënë në karantinë është një vit i djegur, ku fëmijët mësuan pak ose aspak."

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 17/08/2020 14:47

    Shume shpejt do prononcohet per situaten e arsimit dhe gjithollogu i pd leshlis prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri i cili po harton draftin per arsimin

    Përgjigju
    • Une: 17/08/2020 15:13

      Kete Lucianon nuk e kisha degjuar naj here. Kuptohet qe te gjithe te medhenjte jane me pushime edhe kane lene kete zarin te ankohet. Vazhdon hipokrizia

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë