PD: Qeveria e përfshirë në trafikun
e drogës. Lutaj: Sulm i padrejtë

TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot se struktura të qeverisë po bashkëpunojnë me kriminalitetitn dhe trafikun e drogës. Deputeti Arben Ristani, në një dalje për mediat tha se 1.3 tonët e kapur dje në Itali vërteton sipas tij, shqetësimin e opozitës për rritje të kriminalitetit në vend si dhe të përfshirjes së segmenteve të qeverisë në të. 

"1.3 tonë drogë i ka shpëtuar kontrollit të kufirit shqiptar, ka kaluar nën hundën e autoriteteve tona, në mos me bashkëpunimin e tyre, dhe u kap dje në Bari. Kjo  vërteton edhe një herë shqetësimin e opozitës dhe të opinionit publik në Shqipëri, se segmente të rëndësishme të shtetit dhe anëtarët e qeverisë janë përfshirë në këtë trafik, duke e kthyer edhe një herë vendin tonë në listën e zezë të drogës. Droga e kapur dje në Itali, si një medalje e re në gjoksin e Tahirit, konfirmon gjithashtu mashtrimin me shifrat qeveritare dhe të vërtetën e përkeqësimit të treguesve të rendit dhe lëshimit skandaloz të punës nga drejtuesit e policisë. Partia Demokratike i bën thirrje kryeministrit që të marrë masa të menjëhershme dhe të ndalojë këtë trafik të çmendur droge, që nuk mund të zhvillohet pa dijeni dhe pa bekimin e tij dhe të ministrave të tij." tha Ristani. 

Deputeti i Partisë Socialiste Piro Lutaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-zëvendës ministri i Brendshëm për përfshirje të qeverisë në trafikun e drogës. Në një konferencë për shtyp, deputeti Lutaj tha se në 6 muajt e fundit janë zhvilluar 31 operacione kundër trafikut të drogës dhe janë zbuluar 646 raste të këtij trafiku. Lutaj e ka cilësuar të padrejtë sulmin ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa shtoi se ky institucion duhet të inkurajohet për punën që po bën.
 
“Është për të ardhur keq që ish zëvendës ministri i brendshëm ka një memorie kaq të shkurtër sa te akuzoje policinë e shtetit për trafikun e drogës, por njëkohësisht të harroje se si ishte situata në kohën kur ministrinë e brendshme e drejtonte ai. Në gjashtë muajt e fundit policia ka zhvilluar 31 operacione kundër trafikut të drogës vetëm 24 në kohën e zotit Ristani.
 
 Në vetëm gjashtë muaj, Ministria e Brendshme raporton se janë zbuluar 646 raste te trafikut të drogës, 143 më shumë se e njëjta periudhe një vit më parë. Janë ndaluar 507 trafikante në këto 6 muaj, 62 me shume se e njëjta periudhe një vit më parë. Sulmi ndaj Policisë se Shtetit është plotësisht i padrejtë. Në vend që Policia e Shtetit të inkurajohet për punën që po bën, për të dhënë më shumë siguri për qytetaret, opozita ka zgjedhur ta sulmoje atë politikisht”, tha deputeti Piro Lutaj.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit