PD: Qeveria ka dështuar me strategjinë, situata e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

PD: Qeveria ka dështuar me strategjinë, situata e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka komentuar rritjen e rasteve të numrit të të infektuarve duke thënë se qeveria ka dështuar me strategjinë pasi situata ka dalë tërësisht jashtë kontrollit. Spahia shprehet se javët e mbylljes nuk u shfrytëzuan për të krijuar një strategji konkrete pas hapjes që të mund të parandalohej përhapja e kaq shumë vatrave të infeksionit.

Bardh Spahia shkruan në 'Facebook' se heshtja e Ramës tregon mungesën e një plani konkret  dhe se vatra të nxehta janë kthyer institucionet që kanë shkelur protokollet e janë bërë të pasigurta për shëndetin e qytetarëve.

"Ky është roli që po mbajnë fatkeqësisht autoritetet që prej 8 Marsit! E qartë është se Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19! Javët e mbylljes së shqiptarëve nuk u shfrytëzuan për ndërtimin e një strategjie konkrete pas hapjes, pasi u bë e qartë se tashmë do bashkëjetohet edhe me këtë virus. Apatia për të reaguar dhe numri ende i ulët i testimeve, kur situata ka dalë jashtë kontrollit, për shkak të mungesës së një strategjie ka bërë që shifrat të rriten shumë më tepër se në muajt e parë të pandemisë. Këto shifra në rritje po bëjnë që Shqipëria të mbetet në listën e vendeve që e kanë të ndaluar hyrjen në vendet e BE. Në këtë panoramë, Edi Rama hesht edhe pse numri i viktimave rritet për ditë, edhe pse virusi tashmë ndodhet në pothuaj çdo institucion publik! Heshtja në fakt zbulon mungesën e një plani konkret, të cilin qeveria duhej ta kishte gati e ta ndante me qytetarët. Në këtë mënyrë secili do kishte rolin e vet të qartë. Siç shihet llogari I kërkohet vetëm qytetarëve, nga institucione që vetë kanë shkelur protokollet e janë bërë të pasigurta për shëndetin e qytetarëve! Është skandaloze që Shqipëria të ketë kaq shumë vatra infeksioni, të zbuluara jo nga gjurmimi, teksa paguhen kontrata PPP për shëndetësinë!!!! Vetë institucionet e kujdesit shëndetësor janë vatra të nxehta infeksioni dhe heshtja apo mohimi i këtij realiteti, bën dyfish përgjegjës ata që paguhen për sigurinë shëndetësore të qytetarëve! Dështimi i Edi Ramës nuk mund të mbulohet me lajmet e hidhura që përcillen çdo ditë nga ministria e shëndetësisë! Ajo nuk është punë! Është indiferencë dhe terror publik, ndërsa duhet vepruar sa më shpejt me një strategji për të stabilizuar së pari këtë situatë!", shkruan Spahia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 14/07/2020 00:09

    Nuk e kuptoni qe jeni ber portokalli o trapa hip se te vrava zbrit se te vrava ik hani bath se nuk vleni fare

    Përgjigju
  • Kirasi: 13/07/2020 21:27

    PD Parti spiunash.Parti e gjirizeve Ja biri Ali Spahise Spiunit Bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit

    Përgjigju
  • ERP: 13/07/2020 19:11

    Po ore biri babes, qelbesire yt ate e qelbesire ti. Me ju eshte problem sidoqofte, po u mbyllem keq, po u hapem prap keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital