TIRANË, 14 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike akuzoi sot qeverine se nuk mban asnjë përgjegjësi pas publikimit të aktit korruptiv të skandalit me 1.2 milionë dollarë.
"Rama dhe Meta bëhen qesharakë me reagimet e tyre që konfirmojnë skandalin, por sulmojnë opozitën për transparencën që bën. Fakti është se forma e korrupsionit që ka instaluar qeveria, është i denjë për rekord Ginnes. 1.2 milionë dollarë, që i biri shef i madh tek ministria e Mjedisit, ia tenderon të atit të tij, që ka kompani fidanësh është i dokumentuar tek buletini zyrtar", u shpreh Oriela Nebijaj, zedhenese e PD-se gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme. /a.ke/










