PD: Qeveria përgjegjëse për këtë
humbje, premtoi siguri në miniera

PD: Qeveria përgjegjëse për këtë<br />humbje, premtoi siguri në miniera
TIRANE- Partia Demokratike ka ngushëlluar familjarët e viktimave në Pogradec, që humbën jetën në një minierë, ndërsa ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse direkte për këtë humbje të rëndë të jetës së këtyre të rinjve. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e kësaj force politike, Laura Vorpsi, kërkoi që “drejtësia të vihet menjëherë në lëvizje për këtë tragjedi”.

“Ne kërkojmë që autoritetet e ngarkuara për sigurinë dhe menaxhimin e minierave të mbajnë përgjegjësi, dhe kërkojmë që drejtësia të vihet menjëherë në lëvizje për këtë tragjedi. Ne kërkojmë që Kryeministri i vendit të mbajë përgjegjësi. Të gjithë e mbajnë mend, se Edi Rama hidhte valle sa herë që ndodhte ndonjë incident në minierat tona, dhe të gjithë e kujtojmë se Edi Rama ka premtuar siguri në miniera. Të gjithë e kujtojmë se Edi Rama ka premtuar se kur ai të vijë në pushtet nuk do të ketë më të vdekur në nëntokën tonë. Tani, Ne kërkojmë që Edi Rama të mos shmanget, por të mbajë përgjegjësi për këto viktima të pafajshme në minierat tona”, u shpreh Vorpsi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore