PD:Qeveria përzuri studentët
në Dibër,godinën e mori bashkia

PD:Qeveria përzuri studentët<br />në Dibër,godinën e mori bashkia
Partia Demokratike përmes një njoftimi për mediat shprehet se të rinjtë në dibër nuk kanë mundësi për arsim duke akuzuar qeverinë se  përzuri studentët dhe godinën e universitetit ia jep bashkisë të fituar me paratë e kanabisit.

Në njoftimin për mediat PD ka publikuar një letër të dërguar nga Peshkopia ku nënvizohen problemet në arsim, sic janë mësimi me dy turne, si dhe akuza se shkollat janë mbyllur për tu kthyer në zyra
 
Njoftimi për mediat
 
Qeveria u hoqi të rinjve në Dibër mundësinë për edukim, dhe pasi i përzuri studentët, godinën e universitetit ia jep bashkisë së fituar me paratë e kanabisit.

"Pershendetje Kryetar ! Nga Peshkopia po ju paraqesim një shqetësim + që kanë dibranët sot:

Prej vitit 2013-'14 pasi keto rilindasit famoze mbyllen universitetin, filialin e UAMD, ne Peshkopi, godina e rikonstruktuar per bukuri nga qeveria jone, (ish Gjimnazi qe u be Universitet) prej 4-vjetesh rrin bosh, megjithese ne Peshkopi vazhdon mesimi ne klasa me 40 nxenes dhe me e keqja ne arsimin fillor, ne Peshkopi vazhdon ende edhe sot mesimi me 2-turne (cikli ulet). Por kjo s'eshte asgje, tani duan qe kete godine arsimore, me e rendesishmja ne Diber dhe memorja e vetme historike e arsimit ketu, ta kthejne ne zyra per te kaluar aty Bashkine Diber, drejtuar teorikishte nga PS, por praktikishte nga injoranca, nga Pdiu..., etj.,kthyer ne plaçke tregu...etj etj.

Bashkia jo vetem qe i ka ambjentet e saje qe ia kemi lene model, por edhe mundesi kembimi me godinen ku sot jane institucione koti si Qarku, Prefektura etj., ka.

Ketu po merr fund çdo gje, keto qenkan te tmerrshem, mbyllin shkollat per te bere zyra per militantet, pasi ngaqe kane shtuar numrin e personelit ne administrate disa fish sa nuk i nxene ( nuk i marrin zyrat) dhe tani te gjithe keto injorante qe rrin ne zyra kot, tani duan zyra +, dhe i duan aty ne qender te qytetit, duke kthyer godinen e universitetit ne zyra te bashkise... !!!? Sapo kane filluar procedurat e transeferimit, lirimit ambjenteve...etj. Te fala nga Peshkopia"

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
​ 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme