TIRANË - PD reagoi dje lidhur me lëvizjet në administratën publike, ku akuzoi qeverinë se nuk po zbaton ligjin e nënpunësit civil. Deputeti, Gert Bogdani u shpreh se, “Edi Rama ka shkelur ligjin për nënpunësit civil, duke shpërfillur standartet evropiane, sepse dje në mesditë në Ministrinë e Integrimit, dy ngjarje po zhvilloheshin paralelisht.

Në një anë takimi i ambasadorit Sequi me ministren Gjosha, ku i kërkonte ministres po atë që edhe Brukseli i diktoi 3 ditë më parë, se respektimi i ligjit për nënpunësin civil është një nga kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat”, tha Bogdani.

Sipas tij “Rama nuk ishte i gëzuar për vizitën e tij në Bruksel, sepse atje iu tha që për të marrë statusin e vendit kandidat, duhet të zbatojë e respektojë ligjet me standarte Europiane.

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)