PD: Qeveria rriti çmimin e energjisë
kjo skemë penalizon  të varfërit
Takimi me FMN,Cani:Jo ritjen e çmimit
Vjedhjet,Gjiknuri:Do nisim arrestimet

PD: Qeveria rriti çmimin e energjisë<br />kjo skemë penalizon  të varfërit<br />Takimi me FMN,Cani:Jo ritjen e çmimit<br />Vjedhjet,Gjiknuri:Do nisim arrestimet
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po rrit energjinë elektrike për njerëzit e varfër. Nga selia e PD-së Enno Bozdo tha se vendimi i fundit i qeverisë prek shumicën e qytetarëve që konsumojnë deri në 300 kë orë në muaj
 
“Ministri Financave deklaroi dje nga Uashingtoni se çmimi i energjisë do të rritet. Fasha mbrojtëse deri në 300 kë/orë në muaj për shtresat në nevojë do të hiqet, dhe çmimi i aplikuar me pas do të jetë një çmim i mesatarizuar. Sot shumica e popullsisë shpenzon deri në 300 kë/orë në muaj.Në praktike, kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët do të paguajnë më shumë, e në veçanti do të paguajnë ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 300 KË. Praktikisht, këta konsumatorë janë shtresat më të varfra e në nevojë të popullsisë, janë pensionistet, të papunët, gratë kryefamiljare, studentet dhe familjet e reja, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. Pra, do të goditen rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta”, deklaroi Bozdo.
 
 Sipas PD-së shqiptaret morën sigurinë e plotë nga Rama se energjia nuk do të preket. Bozdo tha se opozita e ka paralajmeruar prej kohësh këtë skenar.
 
“E kemi paralajmëruar kur kemi denoncuar megaskandalin e “Aferes CEZ”, ku qeveria Rama fali 500 milionë euro fatura të papaguara, madje i dhuroi atyre edhe 95 milionë euro të tjera. Pa llogaritur këtu faktin se qeveria hoqi dorë nga 3 miliardë USD dëme, që kompania i ka shkaktuar shtetit shqiptar.
Sikur kjo aferë e Edi Ramës të mos kishte ndodhur, rritja e çmimit nuk do të ishte e nevojshme, sepse këto para të falura nga qeveria, do të investoheshin në infrastrukture për ta bërë të mundur permirësimin e treguesve të kompanisë së shpërndarjes. Fakti është se Rama në opozitë premtoi ulje të cmimit të energjise, ndërsa sot pasi i ka falur CEZ-it 600 milionë euro, ua faturon këtë gjë familjeve shqiptarë, e vecanerisht të varfërve dhe shtresave në nevojë. Rritja e çmimit të energjisë do të jetë gjithashtu goditje e rëndë edhe për ekonominë, veçanërisht në këtë recesion që e ka mbërthyer atë”, theksoi Bozdo.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA