TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka deklaruar se Shqipëria është njëra ndër vendet që ka dalë kundër vullnetit të SHBA, duke ju shtuar listës së blerësve të naftës nga Irani, i cili ka thyer sanksionet e vendosura nga Perëndimi, për të mos shitur më shumë se 1 milion fuçi në ditë. Burimi i këtij informacioni vjen nga raporti mujor i Marsit 2013, i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Deputeti Demokrat kërkoi shpjegime nga kryeministri për këtë rast, i cili sipas tij thyen embargon që Perëndimi i ka vendosur Iranit.
Raporti nuk e çon më tutje shpjegimin duke thënë vetëm se në listën e importuesve të naftës, përveç blerësve të zakonshëm, që janë Kina, India, Korea e Jugut e Turqia i shtohen listës Shqipëria e Siria. Të dhënat e agjencisë janë të bazuara në statistika të marra nga organizata përmes vendeve anëtare dhe joanëtare në të, si dhe nga të dhënat e lundrimeve të anijeve.
Në nëntor të viti të shkuar, SHBA i vendosi sanksione naftës iraniane duke e ndaluar të eksportonte në limitin e 1 milion fuçive në ditë, limit që Irani e ka kaluar duke eksportuar 650 mijë fuçi më shumë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com