PD-qeverisë: Testimi i mësuesëve
 është politik dhe i jashtëligjshëm

Kryetari i Departamentit të Arsimit, në Partinë Demokratike, Luçiano Boçi ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po bën testime të mësuesve vetëm për ti larguar ato nga puna, duke e konsideruar testimin si politik dhe të jashtëligjshëm.

Në një dalje për mediat, Luçiano Boçi tha se ky testim bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin parauniversitar, duke shkelur çdo kod moral, etik e ligjor për vlerësimin e punës së mësuesit.

Sipas Boçit, ky testim nuk i shërben zhvillimit profesional, por realizon goditjen profesioniste denigruese të misionit dhe rolit fisnik të mësuesit.
 
Ja deklarata e tij
Rama dhe Nikolla detyrojnë sot me përdhunë mësuesit, ti nënshtrohen një testimi politik, krejtësisht të paligjshëm.
Testimi i sotëm, bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin parauniversitar dhe dispozitat normative për zhvillimin profesional dhe pikërisht me nenin 58 të tyre.
Ai shkel cdo kod moral, etik e ligjor, për vlerësimin e punës së mësuesit.
Rama dhe Nikolla, kanë gati tre vite që i kërcënojnë ata, i poshtërojnë, i nxjerrin gjuhën, i mashtrojnë, i transferojnë, i pushojnë sipas interesit, sipas klientelës, sipas bindjes politike.
Pasi i hoqën pa pikë përgjegjësie dhe morali pagën e 13-të,pasi i mbajtën varë për një vit, pa kontratën kolektive të punës,pasi i listuan në gusht, pabesisht, sipas përkatësisë partiake, në bazë të fakteve të denoncuara në këtë foltore,asi i kërcënuan me vendin e punës për ti marrë votën, siç përcaktoi dhe raporti i OSBE-ODIHR-it,shpikën më në fund dhe këtë testim.
Kanë tre vite që lodhen e sorrollaten për të hartuar e zbatuar, këtë procesion lincimi të mësuesve. Ndonëse, udhëzimi i vetë kësaj ministrie, që prej kohësh luan sport e tallet me mësuesit, përcakton se testimi bëhet në rrugë digitale, pa identifikim, një tjetër copë letre, e dalë nga zyra e Nikollës, i detyron mësuesit, ti nënshtrohen,  në kundërshtim me vetë udhëzimin, një provimi me shkrim, me emër e mbiemër.
Kjo nuk është thjesht vetëm prerje në besë, por është njëkohësisht, një maskaradë e një akt turpi i kësaj qeverie të pa turp.
Ky testim nuk i shërben zhvillimit profesional, por realizon goditjen profesioniste denigruese të misionit dhe rolit fisnik të mësuesit.
Mësuesit, do të dinë mirë ti japin notën e merituar kësaj qeverisje të dështuar!


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë